Skip to content

Plas lufta brenda llojit në PD! Kandidatet akuzojne njeri-tjetrin per vjedhje votash (detajet)

Një konflikt i brendshëm në radhët e Partisë Demokratike në Durrës ka shpërthyer në publik pas akuzave të ngritura nga kandidati demokrat Aulon Kalaja, i cili pretendon se kolegu i tij, Arjan Ndoji, ka përvetësuar në mënyrë të padrejtë votat preferenciale.

Për këtë të fundit, të njohur si prokurori që iu bë atentat ka aludime se është sponsorizuar nga bandat e Durrësit dhe është kandidati i tyre në Kuvend i dërguar të përfaqësojë popullin si kukull e krimit, ashtu si të tjerë kandidatë të partisë kundërshtare.

Related article  Cfare i bëri Arbëri? Neda Balluku plas deklaratën ‘Jam opinionistja më e ndershme qe ka pasur BBVA, tjeret vetem kane’

Kalaja ka kërkuar verifikimin e situatës pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke aluduar për ekzistencën e videove që mund të provojnë manipulimin. Por KAS ka sqaruar se nuk është në kompetencën e tij të sigurojë vetë këto materiale, çdo provë duhet të dorëzohet nga pala ankuese ose personi që i posedon.

Related article  E fundit! Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë - ndërpriten kamerat, reagon familja

Në këtë rast, videot ndodhen në arkivën e KQZ-së dhe pritet që vetë Kalaja të ndërmarrë iniciativën për t’i tërhequr dhe depozituar zyrtarisht në KAS. Ai i konsideron pamjet filmike si thelbësore për të zbardhur procesin dhe për të sqaruar çështjen e votave të pretenduara si të vjedhura.

Related article  Mësues historie prej shume vitesh në Shqipëri, por edhe narkotrafikant (Detajet)

Ndërkohë, Arjan Ndoji nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave. Heshtja e tij ka ushqyer spekulime dhe ka rritur tensionet brenda kampit demokrat në Durrës.

Published inLajme