Skip to content

E fundit! Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë – ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit.

Transmetimi është ndërprerë për pak kohë, ndërsa në rrjetet sociale shpërthyen menjëherë raportimet se Londrimit i kishte rënë të fikët dhe ishte larguar me urgjencë për të marrë trajtim mjekësor jashtë shtëpisë.

Related article  Aksident në Fier/ Drejtuesi i motorit përplaset me këmbësorin, përfundojnë të dy në spital

Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi kushtet brenda shtëpisë. “Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, shkruhej në një nga komentet virale.

Related article  'E konvertoi SPAK ne rilindas' Shperthen Meta ndaj personit qe e shiti te SPAK

Këto aludime duket se u konfirmuan tërthorazi edhe nga vetë llogaria zyrtare e Londrimit në Instagram (e menaxhuar nga familja), e cila rishpërndau mesazhet e shqetësimit të fansave.

Related article  Zbërthehet i penduari: Si do ekzekutonim me snajper deputetin

Fatmirësisht, gjendja e tij duket se është stabilizuar, pasi banori është parë sërish brenda shtëpisë në pamjet e mëvonshme.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi një situatë e ngjashme shëndetësore preku edhe banoren tjetër, Alba Pollozhani.

Published inLajme