Vjen lajmi i fundit per 28 vjecarin e plgosur

Erjon Vishkulli është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, pasi u godit me plumb gome. Pamjet e tij, me fytyrën e mbuluar nga gjaku, qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, duke bërë që identiteti i të riut të bëhej publik.

Siç u raportua Vishkulli është dërguar në spital dhe ka hyrë në sallën e operacionit për të marrë trajtimin e nevojshëm për plagën e shkaktuar. Deri më tani nuk ka një informacion të plotë zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Related article  Klodiana Lala që askush se besonte që ishte! Futej në gjykatë sikur po pinte kafe, i ndodh ajo që asnjë shqiptar nuk priste prej saj

Newsbomb.al ka mësuar se 28-vjeçari është një emër i njohur për tifozët e futbollit shqiptar. Ai është pjesë e përfaqësisë së grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe prej vitesh është i pranishëm në shkallët e stadiumit, ku mbështet me pasion Kombëtaren shqiptare. I njohur për tifozllëkun e tij të zjarrtë dhe rolin si kryetifoz, Vishkulli ka qenë pjesë e atmosferës që tifozët kuqezi krijojnë në mbështetje të ekipit kombëtar.

Related article  Erdhën nga Egjipti për të punuar te AlbaBeton, betoniereja u mori jetën

Por këtë herë, 28-vjeçari nuk është në stadium për të mbështetur kuqezinjtë. Ai është mes personave të lënduar gjatë protestës, në rrethana që pritet të sqarohen nga autoritetet. Plagosja e tij ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të pamjeve të rënda që u shpërndanë në rrjetet sociale.

Related article  Dhunohet drejtori i Ujësjellësit në Elbasan/ Luan Tabaku u godit me sende të forta nga dy persona