BEFASUESE/ Çfarë pritet të ndodhë sot në orën 09:00? Dalin detajet se Rama (E PLOTE)

Në këtë takim paraprakisht priten të bëhen publike masat ndaj personave që kryejnë akte dhune gjatë protestës studentore…

Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka vendosur të rrisë në maksimum presionin ndaj studentëve dhe gjimnazistëve me qëllim shuarjen e protestave.

Nesër, në orën 09:00, Rama do të mbledhë grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Sipas njoftimeve, në këtë takim paraprakisht priten të bëhen publike masat ndaj personave që kryejnë akte dhune gjatë protestës studentore. Disa prej këtyre masave Rama i listoi sot gjatë fjalimit të tij.

Related article  Qeveria jep lajmin e dytë për pensionet, paralajmëron

Kryeministri paralajmëroi përgjegjësi financiare për prindërit e të miturve të përfshirë në dhunë, duke thënë se fatura e dëmeve mund t’i ndjekë familjet për një kohë të gjatë. Ai kërcënoi nxënësit që largohen nga shkolla dhe përfshihen në sulme ndaj policisë me masa administrative dhe heqje të arsimit falas.

Related article  Aksidenti trgjik i merr jeten burre e grua

Studentëve u paralajmëroi humbjen e bursave dhe mbështetjes financiare shtetërore, ndërsa mësuesve, përjashtim të përhershëm nga puna në shkolla dhe institucione shtetërore, duke përdorur shprehjen “kurrë në shtet më”.

Në mediat pranë mazhorancës ka nisur të qarkullojë edhe skenari i një “liste të zezë” që do t’u ndalonte hyrjen në hapësirën Shengen personave të identifikuar si autorë të dhunës.

Related article  Flitet se po shkon Top Channel! Arbana Osmani më në fund zbulon vjehrrën: “E dua shumë” ajo është femra të cilën…

Propozimi lidhet me përfshirjen e tyre në sistemin TIMS. Megjithatë, qeveria shqiptare nuk ka kompetencë të vendosë se kush lejohet të hyjë në territorin e shteteve europiane. TIMS është sistem shqiptar i të dhënave kufitare dhe nuk mund t’u imponojë vendime shteteve të Shengenit.