Skip to content

Goditi me gur makinen e Rames! Nuk do ta besoni kush ishte personi qe guxoi te godase para syve te policise

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Kryeministrisë, pak pasi protestuesit përfunduan marshimin dhe u rikthyen sërish në zonën përreth godinës së qeverisë.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin përballë RTSH-së, vetëm pak metra larg Kryeministrisë. Sipas raportimeve, aktivisti Edison Lika dyshohet se ka qëlluar me gurë një automjet qeveritar që po lëvizte në zonë.

Nga pamjet e publikuara duket se automjeti i sulmuar ishte një “Mercedes-Benz”, i cili shoqërohej nga disa mjete të tjera të eskortës. Për këtë arsye, mediat raportojnë se bëhet fjalë për automjetin e kryeministrit Edi Rama, i cili dyshohet se ndodhej në godinën e Kryeministrisë në momentin e incidentit.

Related article  Pinte çdo të hënë kafe me të! Ja si Altin Dumani e përzuri Vlora Hysenin nga zyra…! Do ngelni pa fjalë nga detajet

Sipas pamjeve, përpara “Benzit” kalon fillimisht një motor i Policisë, më pas një automjet tjetër, ndërsa pas Mercedesit lëviz edhe një fuoristradë. Episodi ka ndodhur në një moment kur zona ishte ende e mbushur me protestues, pas përfundimit të marshimit të protestës së 130-të kundër qeverisë.

Related article  Tragjedi, makina përfundon në kanalin vaditës, mbyten dy motra

Menjëherë pas incidentit, forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të aktivistit Edison Lika. Efektivët kanë ndërhyrë për ta ndaluar dhe më pas e kanë arrestuar.

Ngjarja vjen pas deklaratave të Likës gjatë protestës, ku ai kishte bërë thirrje për pjesëmarrje edhe në tubimin e paralajmëruar përpara Kuvendit më 8 tetor. Lika kishte deklaruar se protesta do të vijonte dhe se simbolika e tubimit do të ishte veza.

Related article  E dhimbshme sa s’ka më! Ky është i riu qe nderroi jete tragjikisht

Incidenti pranë Kryeministrisë shënon një tjetër episod të tensionuar në kuadër të protestave që prej 130 ditësh zhvillohen kundër qeverisë, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe veprimet ligjore ndaj aktivistit të arrestuar.

Published inNEWS