Skip to content

Monika Lubonja merr një tjetër vendim, del FOTO

Aktorja Monika Lubonja ka rifilluar aktivitetin në rrjetet sociale, pas ditëve të fundit gjatë të cilave emri i saj u përfshi në diskutimet për videot që qarkulluan në internet.

Përmes disa postimeve në Instagram, aktorja ka ndarë fotografi dhe mesazhe të publikuara nga miqtë dhe ndjekësit e saj, duke treguar se po i rikthehet gradualisht komunikimit me publikun.

Related article  E PAPRITUR, Miratohet ligji drastik që prek te gjithe shqiptaret! Ja cfare do ju ndodhë nëse ...

Në një prej postimeve, Monika ka rishpërndarë një fotografi të saj, të shoqëruar me këngën “Si Sheqer” të Elvana Gjatës. Në një tjetër, ajo ka ndarë një postim të një ndjekëseje, ku shfaqet fotografia e saj dhe një pjesë e mesazhit që aktorja kishte publikuar më herët lidhur me cenimin e privatësisë.

Related article  E bujshme! Mustafa Nano i bën thirrje Ramës: Ik se akoma nuk je vonë! Ik para se të të ndodhë ajo të cilën ti

Këto postime vijnë pas një periudhe të vështirë për aktoren. Së fundmi, miqtë e saj, Meridian Ramçaj dhe Ema Andrea, kanë treguar publikisht se kishin komunikuar me Monikën dhe se ajo ishte rënduar emocionalisht nga situata dhe reagimet në rrjet.

Megjithatë, Lubonja nuk ka bërë ndonjë deklaratë të re për çështjen përmes këtyre publikimeve, duke zgjedhur të ndajë përmbajtje nga personat që e ndjekin dhe e mbështesin.

Related article  Pas 500 ditësh merret vendimi i bujshëm për Erion Veliajn, ai do të …

Rikthimi i saj në Instagram shënon rifillimin e aktivitetit publik në platformë, ndërsa mbetet e paqartë nëse aktorja do të flasë sërish për ngjarjen që e vendosi në qendër të vëmendjes.

Published inNEWS