Skip to content

DETAJE SHOKUESE, Adi Hila e pranon: “E dija për kamerën“ / Nxjerr detajin e ri që nuk i shkonte në mend askujt për videot întime

Policia e Tiranës ka thelluar hetimet lidhur me publikimin dhe shpërndarjen online të videove intime ku shfaqen disa persona, mes tyre edhe kompozitori Adrian Hila.

Hila është kontaktuar nga agjentët e Krimit Kibernetik dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet.

Sipas deklarimeve të raportuara nga gazetarja, ka dale nje tjeter detaj qe nuk shkonte ne mendje te askujt. Dhe ky detaj thote se Hila ka mohuar të ketë publikuar vetë videot, ndërsa ka konfirmuar se ishte në dijeni të ekzistencës së një kamere të fshehtë, por jo se pamjet do të shpërndaheshin më pas në internet. Policia pritet ta marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat dhe rolin e secilit person në këtë rast.

Related article  Arsyeja tronditëse pse ky pilot i tm*rruar shp*rtheu në lot

Ndërkohë, hetuesit kanë kontaktuar edhe disa prej personave që shfaqen në materialet e publikuara. Sipas raportimit, katër prej tyre janë kontaktuar për të dhënë deklarime, ndërsa dy ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk kanë qenë në gjendje të paraqiten deri tani. Dy të tjerë kanë kërkuar kohë dhe pritet të japin deklarimet e tyre.

Related article  Ç'po ndodh?, Opinionistja e Ferma Vip përfundon në spital(FOTO)

Policia ka nisur hetimet për katër vepra penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Related article  Tiger Woods Took His Treatment ‘Seriously’ and Is ‘Happy’ to Be Home Again with Girlfriend Vanessa Trump (Exclusive Sources)

Nga ana tjetër, në emision u raportua se materiali ishte publikuar fillimisht në dhjetor të vitit 2024 në një platformë për të rritur, ndërsa pas publikimit të çështjes në mediat shqiptare, shikueshmëria e tij është rritur ndjeshëm.

Hetimi vijon për të përcaktuar mënyrën e sigurimit të materialeve, personat që kanë pasur akses tek ato dhe rrethanat e publikimit e shpërndarjes së tyre në internet.

Published inNEWS