Skip to content

Analizat kane konfirmuar faktin e tm*rrshem per Eglant Kocin!

Analizat e ADN-së konfirmuan se trupi i gjetur në Cërrujë i përket Eglant Koçit, i dyshuar se u vra nga shoku i tij, Armand Shakaj.

Përgjigjja e analizave të ADN-së ka konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur në zonën e Cërrujës i përket Eglant Koçit, duke i dhënë fund dyshimeve mbi identitetin e viktimës. Familjarët e tij pritet të paraqiten pranë Morgut të Tiranës për të tërhequr trupin.

Sipas hetimeve, Koçi dyshohet se është vrarë më 4 qershor nga shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj. Prokuroria dhe policia kanë rindërtuar ngjarjen, duke arritur në përfundimin se viktima u ekzekutua me një plumb në kokë në ambientet e lokalit dhe zyrave të tij pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë.

Pas krimit, autori i dyshuar ka ndërmarrë një seri veprimesh për të fshehur gjurmët. Sipas hetuesve, më 5 qershor ai transportoi trupin e pajetë në automjetin tip “Porsche” të viktimës, të cilin më pas e dërgoi me karrotrec drejt fshatit Ibë, duke pretenduar se mjeti po transportohej në servis.

Related article  Rep. Comer Says Biden Doctor's Deposition Behavior Makes It 'Clear There Was a Conspiracy'

Nga aty, Shakaj dyshohet se ka vijuar lëvizjen drejt zonës së Cërrujës, në një itinerar të vështirë dhe pak të njohur për publikun. Hetimet tregojnë se ai ka kaluar përmes fshatrave Mollagjesh dhe Funar, përpara se të hynte në një zonë pyjore malore ku dyshohet se ka braktisur trupin e viktimës.

Sipas grupit hetimor, zgjedhja e rrugëve dhe terrenit tregon njohje të mirë të zonës nga autori i dyshuar, i cili frekuentonte shpesh këto vende për aktivitete me motorë.

Trupi i pajetë i Eglant Koçit u gjet në zonën e Cërrujës në gjendje të avancuar dekompozimi, pas afro dy javësh kërkime intensive nga Policia e Shtetit. Në operacion morën pjesë edhe forcat e sigurisë së Kosovës.

Related article  Donald Trump’s Eldest Granddaughter Kai, 18, Shines in Red Dress at Prom – Photos of Her Transformation

Armand Shakaj, i dyshuar si autor i vrasjes së Eglant Koçit dhe i fshehjes së trupit në zonën e Cërrunjës, vijon të jetë në kërkim nga autoritetet, ndërsa hetimet sugjerojnë se ai ndodhet ende në territorin shqiptar.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se deri më tani nuk ka prova që Shakaj të ketë kaluar kufirin, ndërsa informacionet e mbledhura tregojnë se ai mund të ketë lëvizur në disa zona të vendit, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se ai ka ndryshuar pamjen e jashtme për të shmangur identifikimin nga policia. Hetuesit besojnë se ai ka prerë flokët dhe mjekrën, si dhe ka ndryshuar stilin e veshjes për të vështirësuar njohjen nga qytetarët dhe kamerat e sigurisë.

Related article  Cila eshte bjondja që hyri në qelitë e sigurisë së lartë, me kë u takua, detajet e forta?!

Po hetohet gjithashtu mundësia që Shakaj të jetë ndihmuar nga persona të afërt për t’u fshehur dhe për të shmangur arrestimin. Për këtë arsye, policia ka zgjeruar verifikimet dhe kontrollet në disa zona ku dyshohet se ai ka qëndruar pas ngjarjes.

Një nga pistat që po verifikohet lidhet me një informacion të mbërritur në polici për praninë e tij në zonën e Rrugës së Kosovarëve në Tiranë. Pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë konstatuar se i dyshuari ka qenë në atë zonë, duke përforcuar dyshimet se ai vazhdon të lëvizë brenda vendit dhe po përpiqet t’u shmanget autoriteteve.

Published inNEWS