Skip to content

Ja cpo ndodh ne bashkine me te madhe ne vend

Erion Veliaj ka firmosur ndryshime në administratën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa vijon të mbajë postin e kryetarit. Lëvizjet prekin drejtues të njësive administrative dhe agjencive të Bashkisë, në një kohë kur Këshilli Bashkiak është përfshirë në debat mbi mënyrën se si po drejtohet institucioni në mungesë të tij. Veliaj ka emëruar këshilltare të tij Julinda Dhamen

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur nga burgu disa ndryshime në administratën e Bashkisë së Tiranës. Mësohet se ndryshimet kanë prekur drejtues të disa njësive administrative. Piro Jani, drejtues i Njësisë Administrative nr. 5, dhe Florian Pullazi, drejtues i Njësisë nr. 2, janë larguar nga detyra. Pullazin mbante postin si administrator të Njësisë nr. 2, që prej dhjetorit 2017.

Related article  Gjykata e Fierit merr vendimin e papritur per vajzat qe shkaktuan ngjarjen e rende

Trendelina Jaku, deri tani administratore e Njësisë Administrative nr. 1, është emëruar në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Jaku ishte emëruar administratore e Njësisë nr. 1 nga Veliaj në vitin 2015.

Related article  E PAPRITUR, Kryeministri Edi Rama thërret me URGJENCË Prokurorinë, zbulohet LËVIZJA e fundit

Ndryshimet kanë prekur edhe Kasharin. Administratori Xhevahir Koçi është emëruar drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Veliaj ka emëruar gjithashtu Julinda Dhamen si këshilltare të tij.

Lëvizjet vijnë një ditë pasi drejtimi i Bashkisë u kthye në objekt debati në Këshillin Bashkiak. Në mbledhjen e 29 shtatorit, këshilltarja e PD-së Ilda Zhulali kërkoi sqarime se kush po e drejton institucionin, ndërsa Eridian Salianji deklaroi se kryetar vazhdon të jetë personi i zgjedhur nga qytetarët.

Para mbledhjes, Këshilli Bashkiak i kishte kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që Veliaj të merrte pjesë fizikisht ose përmes videokonferencës. Kërkesa argumentonte se pjesëmarrja e kryetarit lidhej edhe me çështjet e administrimit të Bashkisë. SPAK nuk e lejoi pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e 29 shtatorit.

Related article  ‘Mos pyesni me per rrogen...’ Qeveria ndryshon ligjin, ja cfare po flitet se do ndodhe!

Ndryshimet e fundit tregojnë se Veliaj po vijon të ushtrojë kompetenca administrative përmes firmës së tij, ndërsa debati politik në Këshillin Bashkiak është përqendruar te funksionimi i institucionit gjatë mungesës së tij fizike.

Published inNEWS