Skip to content

Zjarr tek selia e partise demokratike

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në godinën e ish-Shtëpisë së Oficerëve në Fier, duke përfshirë një pjesë të katit të dytë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve. Ndërhyrja ka bërë të mundur parandalimin e përhapjes së zjarrit në katet e tjera të godinës.

Related article  Aksidenti fatal në Greqi, eksperti zbulon detajin e papritur: Nënë e bir po udhetonin ...

Dy katet e para të ndërtesës janë aktualisht të pashfrytëzuara, ndërsa në tre katet e tjera ndodhen zyra të Bashkisë Fier, si dhe selitë lokale të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.

Related article  Gramoz Ruçit i “shembet çatia” mbi kokë! Djali i tij i bën veprimin që Edi Rama nuk do ia “falë”! Ja çfarë ndodhi në mes të ditës

Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Related article  Erion Veliaj “i vë fshesën”, vjen shkarkimi I FORTE ne Bashkine e Tiranes
Published inNEWS