Skip to content

Lajm i trishte kete fundjave, ka viktima

Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 14 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është qëlluar me kallashnikov, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën. Një person rreth 20 vjeç dyshohet se është vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 14 të qytetit.

Related article  Zbardhen detaje te reja per ngjarjen qe shkaktoi nje vktime

Sipas informacioneve paraprake, i riu është qëlluar me një armë të tipit kallashnikov. Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Related article  Vijon i nxeti ja sa do shenojne temperaturat

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në të shtënat me armë zjarri dhe as motivi i mundshëm i ngjarjes. Policia ka rrethuar zonën.

Related article  WATCH: 'Pawn Stars' Star Rick Harrison Slams Biden, Praises Trump as 'Maybe the Best President Ever' During White House Small Business Summit

Gjithashtu, nuk është bërë publik identiteti i viktimës apo i autorit të dyshuar.

Informacionet mbeten paraprake dhe pritet një njoftim zyrtar nga Policia, i cili mund të sqarojë dinamikën e ngjarjes dhe të japë detaje të tjera mbi hetimet.

Published inNEWS