Skip to content

E dhimbshme sa s’ka më! Ky është Blenisi që vdîq pasi u godit me àrmë zjarri

Rasti tragjik i ndodhur mbrëmë në Rahovec, ku një i mitur humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri, Indeksonline mëson se personi që dyshohet se aksidentalisht ka shkaktuar plagosjen është Blenis Burim Gashi, nga fshati Fortesë i Rahovecit.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Related article  Lajm i trishte per socialistet, ndahet nga jeta themeluesi i njohur ne kete qytet

Përmes një postimi në Facebook, kryetari ka shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, duke theksuar se Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë dhe kishte ëndrra e plane për të ardhmen.

Related article  Skema e re e pensioneve ne Shqiperi, ja c'duhet te dini

Postimi i plotë:

S’ka vdekje të lehtë, mirëpo vdekja e të riut 16-vjeçar, Blenis Burim Gashi nga Fortesa, dhimbjen e bën edhe më fortë dhe më të madhe.

Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë, me ëndrra e plane për të ardhmen, por, fatkeqësisht, nuk e pati fatin t’i realizonte.

Related article  E fundit, deputetja e PS largohet nga socialistet

Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët…

Ngushëlloj përzemërsisht familjen Gashi, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njohën Blenisin!

Blenisi, pushoftë në paqe!

Published inNEWS