Skip to content

Reagon me urgjence Hati pas aludimeve te fundit

Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale si Hati, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan së fundmi, ku emri i saj u pretendua se përmendej në dosjen e biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Hati ka mohuar pretendimet dhe ka shprehur indinjatën e saj ndaj publikimit të lajmeve që sipas saj nuk mbështeten në fakte.

“Pse dreqin duhet t’i jap llogari një Shqipërie të tërë për lajme fake që hapin pa asnjë lloj fakti dhe baze, vetëm se duam vieës dhe lekë në kurrizin tim?”, shprehet ajo, duke kërkuar që çdo pretendim ndaj saj të shoqërohet me prova.

Related article  Lajm i trishte nga Trauma, nderron jete i riu

Hati thotë se nëse ekzistojnë fakte që e lidhin me çështjen, ato duhet të bëhen publike, në mënyrë që të jetë e qartë se mbi çfarë bazohen këto raportime.

“Jepni fakte, jepni fakte që të paktën unë t’ua mbyll gojën dhe njerëzit ta besojnë dhe të shikojnë kush është Hati e vërtetë”, vijon ajo në reagimin e saj.

Më tej, influencerja pretendon se lajmet janë publikuar vetëm për të tërhequr vëmendje dhe për të gjeneruar të ardhura në kurriz të saj. Reagimi i Hatit vjen pasi në disa raportime u pretendua se emri i saj shfaqej në materiale të lidhura me dosjen e Ergys Agasit dhe se ajo ishte filmuar duke dalë nga zyra e biznesmenit.

Related article  Deklarate e forte nga protesta e sotme, habit djali i ri

Pjesë nga fjala e saj:

Pse dreqin duhet t’i jap llogari një Shqipërie të tërë për lajme fake që hapin pa asnjë lloj fakti dhe baze, vetëm se duam vieës dhe lekë në kurrizin tim, se duan të hanë bukë. Unë e kuptoj që nuk keni metodë tjetër të hani bukë, por na keni çarë kokën se jeni shumë të ulët, të paktën jepni fakte, jepni fakte që të paktën unë t’ua mbyll gojën dhe njerëzit ta besojnë dhe të shikojnë kush është Hati e vërtetë. Por unë në terezinë time jam duke shkuar në palestër, të gjitha gjërat i kam në rregull, fusni ju një lajm kot pa lidhje të bëni lek… Aman, çfarë lek bëni ju, ju nuk keni bukë të hani.

Related article  Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet "prerje kokash"? Flitet se Rama...
Published inNEWS