Një sherr virtual ka shpërthyer në rrjetet sociale mes ish-deputetit demokrat, Edmond Spaho dhe avokates Adriana Kalaja.
Shkak është bërë një postim që aktivisti Mariglend Doçi ka bërë në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ka publikuar një foto në të cilën pretendon se është një mesazh që i ka mbërritur nga llogaria e ish-deputetit Spaho dhe ku i drejtohet me një gjuhë vulgare.
Në këtë postim ka komentuar Kalaja e cila ka shkruar: “Ky doli me i ndyre se te tjerët”, referuar kështu Spahos, ndërkohë që ky i fundit nuk ja ka “përtuar” dhe i është kthyer duke e kërcënuar se do të publikojë mesazhet në të cilat vetë Kalaja shante ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Adriana Kalaja harrove sa ma ke share Berishen kur nuk te beri Avokate te Popullit? A do qe ti publikoj cfare me ke shkruar se ende i kam ne telefon?”, i kthehet Spaho.
” alt=”” width=”300″ height=”166″ data-src=”https://zilsesleri.net/wp-content/uploads/2026/09/900-0-1790623568xwhatsapp-image-2026-09-28-at-92551-pm-844-300×166.jpeg” data-=”” />
