Lajm i trishtë për fansat / Ndahet nga jeta aktorja shume e dashur per shqiptaret

Fansat e serialit të famshëm “Rebelde Brasil” janë tronditur nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të aktores dhe këngëtares braziliane Lua Blanco. Artistja, e njohur për publikun përmes personazhit të Robertës, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmi u bë i ditur nga familja e saj të dielën, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, të publikuar nga vëllai i saj, Daniel Blanco.

Related article  VENDIMI fortë/ Të gjitha automjetet e reja duhet të pajisen me kamerë, ja çfarë do “spiunojë” ajo

Në mesazhin prekës, Daniel bëri të ditur se motra e tij kishte kaluar muajt e fundit duke luftuar me sëmundjen, e rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e familjarëve dhe miqve të afërt. Ai e kujtoi Lua-n me fjalë të ndjera, duke shprehur besimin se kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë te njerëzit që e deshën.

Related article  E FORTE - Top Channel largon pas 24 vitesh autorin e emisionit shumë të njohur

“Ajo u largua nga kjo jetë në paqe, e mbushur me dashuri dhe me besimin e plotë se po shkonte drejt duarve të Zotit. Ajo do të jetë përgjithmonë me ne, duke na ndriçuar me dritën e saj të fortë dhe të përjetshme”, shkroi ai.

Related article  Protestuesit presin DOREHEQJEN e tij, Edi Rama sapo beri reagimin qe po merr te gjithe vemendjen!

Lua Blanco fitoi popullaritet të madh falë rolit të Robertës në serialin “Rebelde Brasil”, duke u bërë një nga figurat e njohura për shumë të rinj që ndoqën produksionin. Lajmi për vdekjen e saj ka prekur fansat, të cilët e kujtojnë përmes personazhit që interpretoi dhe kontributit të saj në botën e artit.