Sara Mile “k*rcënon” Luan Ramën: Ska lind ai burrë nënë akoma i cili do arrijë të më

Deputetja socialiste Sara Mila, ka dalë me një reagim për atë që ndodhi dy netë më parë në emisionin e drejtuar nga gazetari dhe ish-politikani Luan Rama. Në një moment, ajo fyeu debatin mes panelistëve dhe studion ku ishte ftuar, duke bërë që drejtuesi i emisionit t’i kërkonte të largohej.

“Zoti Luan Rama, Pas 24 orësh zhurmë, komentesh, fyerjesh e duartrokitjesh për atë që ndodhi në studion tuaj, qëndrimi im mbetet po ai: nuk ka lindur ende ai burrë që të më ngrejë e të më ulë sipas dëshirës së tij”, shkruan deputetja socialiste.

Sara Mila thotë se ka shkuar në studion e tij pas kërkesave të përsëritura të stafit, ama thekson sse kur vendosi të pranonte ftesën në respekt të emisionit dhe të komunikimit me publikun, ka marrë me vete edhe dinjitetin. “Nuk ishte pjesë e marrëveshjes ta lija te dera”, shkruan ajo.

“Çohu dil jashtë”, Luan Rama ndërpret emisionin, urdhëron Sara Milen të lërë studion: Këtu s’bën dot si do ti
“Kur më qeshët në fytyrë, ju kërkova të tërhiqeshit nga një gjest cinik dhe fyes. Ju thashë se, në të kundërt, do ta lija emisionin. Në vend që të reflektonit mbi kërkesën time për respekt, ju zgjodhët të më tregonit derën. Dhe aty e dëgjuam qartë se çfarë nënkuptonit me autoritetin e drejtuesit: «Çohesh kur dua unë». Gabuat. Ju drejtoni emisionin tuaj por mbi dinjitetin tim nuk keni asnjë pushtet”, vijon reagimi.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të deputetes Sara Mila:

Related article  Dad With 240 Tattoos Faces Backlash As People Think He Is A Horrible Father – Then His Wife Reveals The Truth

PAS 24 ORËSH ÇMENDURI ONLINE, SËRISH S’DO TË ÇOHESHA ME URDHËR TË ASNJË BURRI!

Zoti Luan Rama,

Pas 24 orësh zhurmë, komentesh, fyerjesh e duartrokitjesh për atë që ndodhi në studion tuaj, qëndrimi im mbetet po ai: nuk ka lindur ende ai burrë që të më ngrejë e të më ulë sipas dëshirës së tij.

Në atë studio erdha pas kërkesave të përsëritura të stafit tuaj. Vendosa ta pranoja ftesën për respekt të emisionit dhe të komunikimit me publikun. Dinjitetin tim e mora me vete. Nuk ishte pjesë e marrëveshjes ta lija te dera.

Kur më qeshët në fytyrë, ju kërkova të tërhiqeshit nga një gjest cinik dhe fyes. Ju thashë se, në të kundërt, do ta lija emisionin. Në vend që të reflektonit mbi kërkesën time për respekt, ju zgjodhët të më tregonit derën. Dhe aty e dëgjuam qartë se çfarë nënkuptonit me autoritetin e drejtuesit: «Çohesh kur dua unë».

Gabuat.

Ju drejtoni emisionin tuaj por mbi dinjitetin tim nuk keni asnjë pushtet.

Jam deputete dhe kam detyrimin të përballem me pyetje të vështira, kundërshtime e kritikë. Jam e gatshme ta bëj. Por mandati im nuk i jep askujt të drejtën të më përçmojë, as më ngarkon mua detyrimin ta gëlltis përçmimin me buzëqeshje. Respekti është kushti më elementar i një bisede mes njerëzish.

Kam dhe dy fjalë për këdo që fërkon duart, që e shpalli hero të ditës një burrë sepse i tregoi derën një gruaje, që e pa këtë skenë të shkurtuar e manipuluat, pa parë të gjithë emisionin dhe ndjeu kënaqësi.

Related article  Aksioni blic i SPAK, disa policë të arrestuar

Çfarë fituat, saktësisht? Cilin argument mbrojtët? Cila ide triumfoi nga urdhri që unë të ngrihesha e të dilja jashtë?

Nëse momenti juaj i preferuar i një debati është ai kur dikush përpiqet ta poshtërojë tjetrin, mendohuni se çfarë po duartrokisni. Mllefi ndaj meje apo ndaj bindjeve të mia politike nuk e fisnikëron harbutërinë. As numri i komenteve që e përshëndesin.

Dhuna ka edhe gjuhë, edhe ton, edhe përkrahës. Dhe një shoqëri që kërkon të çlirohet prej saj duhet të ketë guximin ta kundërshtojë edhe kur shënjestra është dikush që nuk e pëlqen.

Sepse pasoja e këtyre duartrokitjeve shkon përtej meje.

Kushdo që sot feston harbutërinë ndaj meje, po i mbyll një portë edhe një vajze tjetër që është gati të guxojë.

Një vajze që ka një mendim dhe ende heziton ta thotë. Që dëshiron të marrë fjalën në një mbledhje, të kundërshtojë një padrejtësi, të hyjë në jetën publike. Që sheh një grua të përballet me përçmimin dhe pastaj lexon turmën që brohoret. Asaj po i jepni një arsye më shumë për të menduar: a ia vlen të dal përpara, nëse ky është çmimi?

Mendësia e vjetër mbahet gjallë edhe kështu: duke ia bërë frikën më të madhe se guximin një vajze që ende nuk e ka hedhur hapin e parë. Duke e trajtuar zërin e saj si bezdi, kundërshtimin si paturpësi dhe kërkesën për respekt si mendjemadhësi.

Related article  Pensionistët do të marrin më shumë para: Ja sa rriten pensionet

Mund të mos jeni dakord me asnjë qëndrim timin. Kundërshtomëni. Kërkomëni llogari. Përballuni me mua me gjithë forcën e argumenteve tuaja. Por mos e ktheni poshtërimin e një gruaje në festë publike dhe pastaj të pyesni pse vajzat hezitojnë të guxojnë.

Unë do të vazhdoj të flas, të përballem dhe të vendos kufij. E di se çfarë përgjegjësie kam marrë përsipër dhe nuk pres që rruga të jetë e rehatshme. Por për çdo vajzë që na sheh, dua të jetë po aq e qartë se dinjiteti i saj vlen më shumë se miratimi i atyre që e duan të heshtur.

Zoti Rama, zhurma e këtyre 24 orëve do të kalojë. Qëndrimi im mbetet. As sot, pas gjithë kësaj çmendurie online, nuk do të çohesha me urdhrin tuaj.

Nënshtrimin tim nuk do ta merrni. Kurrë.

Kërkuat ndjesë në emision dhe ndjesën ua pranova. E sa nuk kisha dalë ende mirë nga studio, si besëprerët e zanatit të politikës së vjetër, nuk humbët as minutin për ta shpërndarë reelsin në rrjet aty ku më urdhëron daljen nga studio e jo aty ku më kërkon faljen. Nuk kishit fshehur as ngazëllimin tek ata më lartë se ju, se “ia kishit arritur zhurmës”.

Z. Rama, 24 orë e prita distancimin tuaj personal nga histeria online. Pas 24 orësh heshtje, kuptova që jeni thjesht një prej tyre. T’i gëzosh 24 orë klikime e gjithë jetën turp që në sytë e gjithë Shqipërisë, përçmove një vajzë. Dhe u gëzove.