Dogana jep njoftimin e papritur

Teksa në Tiranë po zhvillohet protesta e radhës kundër qeverisë së Edi Ramës, Dogana Shqiptare ka njoftuar për një fluks të shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Muriqanit, në kufirin me Malin e Zi.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë fundjavës është regjistruar një numër i shtuar i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hyjnë dhe dalin nga territori shqiptar.

Related article  Regjisori i madh Saimir Kumbaro letër Edi Ramës: Të rinjtë kërkojnë një arsye për të mos ikur! Jep dorëheqjen, ja mënyra si të ikësh

Autoritetet doganore bëjnë me dije se janë angazhuar për të garantuar vijimin normal të procedurave, lehtësimin e kalimit në kufi dhe shmangien e vonesave, duke ruajtur njëkohësisht kontrollet e nevojshme.

Related article  Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure

“Gjatë fundjavës, në Pikën Kufitare Muriqan është regjistruar fluks i shtuar i lëvizjes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar. Autoritetet doganore janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave doganore, lehtësimin e kalimit në kufi dhe shmangien e vonesave, duke siguruar njëkohësisht respektimin e të gjitha procedurave të kontrollit”, thuhet në njoftimin e Doganës Shqiptare.