Skip to content

detaje tronditëse: Penelope u vrá pas shpine

Sipas mjekut ligjor, Ioannis Aivatidis, i cili përfundoi ekzaminimin pasditen e së martës viktima (Penelope, 25 vjeçe) kishte marrë rreth 15 goditje me thikë. 7 prej plagëve ishin në shpinë, çka tregon se është sulmuar nga pas. Ajo kishte edhe dy plagë në qafë, dëmtime në kërc dhe në krahun e djathtë, si dhe një plagë mbrojtëse në dorën e majtë.

Tre nga goditjet kanë qenë shumë të thella, sa gjithë tehu i thikës, rreth 7.5 cm, ka hyrë brenda trupit. Thika ishte tip thike xhepi me dorezë. Vdekja ka qenë e shpejtë, nga këputja e enëve të mëdha të gjakut në qafë dhe hemorragjia. Autopsia gjeti edhe dëmtime në mëlçi, stomak dhe mushkërinë e majtë.

Related article  I FUNDIT/ Emërohet drejtuesi i ri i Policisë së Tiranës

Kujtojmë se rreth orës 21:39 të së dielës së kaluar, policia mori njoftimin për një vajzë të re pa ndjenja. Pesë minuta më vonë, telefonon vetë 27-vjeçari dhe thotë në mënyrë konfuze se “jemi therur dy persona, nga katër të panjohur”.

Related article  Rrefehet nena e vajzes qe i ndodhi ngjarja e rende

Policia e gjeti atë të plagosur pranë vendngjarjes. Ai kishte hedhur thikën teksa largohej për të fshehur provat. Fillimisht u dërgua nga EKAB në Urgjencën e Igumenicës dhe më pas në Spitalin e Filiates, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se pas krimit ai ka tentuar të vetëvritet dhe ka marrë një plagë të thellë në mushkërinë e majtë.

Related article  I FUNDIT/ Aksident në vend, mjeti bujqësor del nga rruga dhe zë poshtë drejtuesin

Sipas protothema.gr, autori e ka pranuar krimin. Ai tha se gjithçka ndodhi pas një sherri të ashpër. Mësohet se të dy kishin qenë në një lidhje, por ishin ndarë prej rreth një muaji. Kjo pistë po hetohet nga autoritetet.

27-vjeçari do të dalë para hetuesit të enjten. Prokuroria e ka paditur për vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje të lëndëve narkotike, pasi iu gjetën tableta në xhep.

Published inNEWS