Skip to content

Bënim sherre, rrinte te shtëpia e vajzës se ajo…”, Flet 68-vjeçari

68-vjeçari Hysni Patushi, vrau me thikë në gjoks bashkëshorten e tij Lumturie Patushi mëngjesin e sotëm. Ndërkohë mësohet se ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor, para të cilëve ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij 52-vjeçare kishin konflikte herë pas herë. Teksa shtoi se Lumturie Patushi, qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre në “Don Bosko”.

Hysni Patushi, dëshmoi para hetuesve se i kërkonte vazhdimisht bashkëshortes të shkonte në shtëpinë e tyre por ajo nuk pranonte, ndërsa sipas tij e ka telefonuar paraditen e sotme, dhe Lumturie Patushi i ka thënë se ndodhej në një qendër tregëtare. Por 68-vjeçari thotë se ka shkuar dhe e ka gjetur në shtëpinë e vajzës, dhe sipas tij kështu kuptoi se ajo e kishte gënjyer.

Related article  Rrufej g*det fushen, nderron jete futbollisti 24 vjecar

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, ka thënë ai para policëve.

Kujtojmë se ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30, në rrugën “Panorama”. Pas krimit, 68-vjeçari është larguar nga vendngjarja, por rreth dy orë më vonë është kapur dhe arrestuar nga blutë e Tiranës në zonën e Kamzës. Por ajo që e bënë ngjarjen edhe më të rëndë është se dyshohet se krimi ka ndodhur në prani të nipit të mitur dhe dhëndrit të çiftit.

Related article  “Çmendet” burri lyen gruan me benzinë dhe i vë flakën

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Personi që shikoni në foto është 58-vjeçarja Lumturie Patushit, e cila u vra me thikë në gjoks mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj Hysni Patushi. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Panorama”, pas një konflikti të çastit mes çiftit.

Related article  What’s Next for Alex Murdaugh Following His Successful Appeal?

Pas krimit, 68-vjeçari është larguar nga vendngjarja, por rreth dy orë më vonë është kapur dhe arrestuar nga blutë e Tiranës në zonën e Kamzës. Por ajo që e bënë ngjarjen edhe më të rëndë është se dyshohet se krimi ka ndodhur në prani të nipit të mitur dhe dhëndrit të çiftit.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Published inNEWS