Skip to content

Ish-deputeti Dogjani shkon në Komisariatet e Tiranës: Policia më ka marrë djalin sot, kam telefonuar 112, nuk po e gjejmë

Asllan Dogjani, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka publikuar një video në llogarinë e tij dhe thotë se është alarmuar për vendndodhjen e të birit. Teksa ndan disa pamje, ai tregon se një nga djemtë ka qenë sot në protestë në zonën e Zogut të Zi dhe është shoqëruar nga Policia.

Asllan Dogjani thotë se ka shkuar me radhë në disa komisariate të kryeqytetit, por atje është njoftuar se i biri nuk ndodhej aty.

I alarmuar, ai ka ndarë këtë video në llogarinë e tij dhe thotë se ka telefonuar edhe dy numrat e shërbimit, 112 dhe 129, por nuk ka marrë përgjigje për vendndodhjen e të birit. Edhe në pamje, duke qartë se djali është një nga të shoqëruarit.

“Kërkova në Komisariatin nr. 1, në Komisariatin nr. 2 dhe në Komisariatin nr. 3. Telefonova 129 dhe 112. Tani kam ardhur në Komisariatin nr. 6 dhe ende nuk po e gjej djalin tim. Ai ndodhej në trotuar, te Zogu i Zi, duke filmuar protestuesit.

Familja duhet të njoftohet dhe personi i shoqëruar duhet të ketë mundësi të kontaktojë avokatin. Si është e mundur që një prind të endet nga një komisariat në tjetrin pa marrë përgjigje se ku ndodhet djali i tij?

Edhe një arsye më shumë që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të drejtat e tyre të respektohen”, shkruan ish-deputeti i Partisë Demokratike, avokati dhe pedagogu Asllan Dogjani.

Sot, në zonën e njohur si Zogu i Zi dhe Rruga e Durrësit ka pasur një protestë të disa të rinjve, të cilët kanë bllokuar nyjen kryesore të qarkullimit në këtë zonë, në shenjë mosbindje civile, por janë larguar e shoqëruar nga Policia e Shtetit.

Published inLajme