Lajm i madh! Del ligji i ri për ish tokat e Kooperativës dhe ndërmarrjeve bujqësore, ja si mund ti përfitoni pa pagesë të gjithë

Tokat bujqësore falas në pronësi, propozohen procedura të reja: Afatet që duhet të respektojnë qytetarët

Qeveria propozon ndryshimin e procedurave për kalimin pa pagesë në pronësi të tokave bujqësore të ish-kooperativave dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore. Ndryshimet parashikohen në projektligjin që ndërhyn në ligjin nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, të hedhur për konsultim publik.

Related article  Dasëm në familjen e Nard Kokës, djali i tij kurorëzon dashurinë me partneren

Propozimi përcakton hapat që duhet të ndjekë Agjencia Shtetërore e Kadastrës gjatë shqyrtimit të kërkesave, si dhe afatet për qytetarët që nuk paraqiten për matjen e tokës ose nuk bashkëpunojnë me administratën. Meqenëse bëhet fjalë për një projektligj në konsultim, këto procedura janë ende të propozuara.

Related article  “Pa fat!” – Vetëm pak orë pasi u votua Qeveria, Kurti merr lajmin e keq

Sipas ndryshimeve të parashikuara, Kadastra do të përcaktojë sipërfaqen e tokës bujqësore që mund të kalojë në pronësi pa pagesë. Institucioni do të kryejë verifikimet e nevojshme në terren dhe do të hartojë listën e përdoruesve faktikë për çdo ish-kooperativë ose ish-ndërmarrje bujqësore.

Related article  E bujshme! Rajmonda Kotorri që u zhduk 16 vjeçe në Itali është gjetur?

Pas përfundimit të këtij procesi, lista do t’i dërgohet këshillit bashkiak për miratim. Kështu, identifikimi i përdoruesve dhe verifikimi i sipërfaqeve do t’i paraprijnë shqyrtimit të listës nga organi vendor.