Skip to content

Edi Rama sherr me Egla Cenon

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat është shoqëruar me debate të ashpra mes tij dhe një përfaqësie qytetarësh, të ardhur nga qytetit i Poliçanit, mes tyre edhe aktorja Egla Ceno.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Bledar Korreshi, takimi i Ramës është zhvilluar në ambientet e brendshme të Hotel Colombo në Berat, ku mësohet se mbledhja për Reformën Territoriale ka nisur me një diskutim të bërë nga Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

Related article  E fundit! Revoltë ndaj Ramës:Mbylle gojën, jep dorëheqjen

Takimi i kryeministrit Rama me përfaqësues të Urës Vajgurore dhe Poliçanit është shoqëruar me debate të forta.

Burime për Politiko.al tregojnë se Rama, pas debateve, ka urdhëruar nxjerrjen nga salla të një gruaje, që raportohet se është aktorja Egla Ceno.

Related article  Alarm, Tym në motorin e avionit me pasagjerë

Më pas, në shenjë revolte, rreth 40 pjesëmarrës të tjerë janë larguar vetë nga salla. Në debat është përfshirë edhe kryebashkiaku Adriatik Zotkaj.

Mësohet se takimi është zhvilluar pa praninë e mediave.

Pas fjalës së Demos janë ngritur banorët e Poliçanit për të diskutuar. Më pas ka pasur irritim te të pranishmit dhe kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj, duke u shoqëruar me debate verbale mes Ramës dhe Zotkajt e Cenos.

Related article  Agjentët e Tiranës nisen me urgjencë drejt Shëngjergjit, njoftohet për një person të vrrë, kur shkojnë aty ngelin pa mend

Kjo ka bërë që e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani të bojkotojë takimin dhe të largohen.

Top Channel

Published inNEWS