Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Shkozetit ku debati mes disa të rinjve ka agravuar deri në përdorimin e thikës, duke lënë pas një të plagosur. Paraprakisht mësohet se i plagosur ka mbetur një shtetas rreth 25 vjeç, i cili është nisur me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Durrësit.
Gjendja shëndetësore e tij nuk dihet akoma, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se i riu ka marrë pjesë në zonën e këmbës.
Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa deri më tani bëhet me dije se nuk është identifikuar akoma i plagosur dhe as autori i ngjarjes. Ky i fundit është zhdukur nga vendngjarja dhe efektivët po punojnë për arrestimin e tij. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.
