E tmerrshme, Ferdinandi gjendet i vrare dhe i lidhur kembe e duar ne bagazhin e makines

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një automjeti. Viktima është identifikuar si Ferdinant Hoti, me origjinë shqiptare, i cili nuk kishte një adresë të qëndrueshme banimi.

Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore dyshohet se Ferdinant Hoti është vrarë me armë zjarri. Hipoteza kryesore e hetuesve është se ngjarja mund të lidhet me larje hesapesh në qarqe kriminale të përfshira në trafikun e drogës.

Related article  E bujshme! Blendi Fevziu zbulon prapaskenën e arrestimit të Gy Agasit, kush është koka e policisë që e shoqëronte

Karabinierët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth, ndërsa ekspertët do të ekzaminojnë me kujdes automjetin tip Fiat Bravo, për të kërkuar gjurmë të mundshme gjaku.

Related article  Tërmeti ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Këto prova mund të ndihmojnë në përcaktimin e kohës dhe mënyrës se si trupi është futur në makinë.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse 35-vjeçari është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar i pajetë në bagazh, apo nëse është qëlluar për vdekje pasi ndodhej brenda automjetit.

Related article  Një ngjarje e rëndë ka tronditur fqinjten tane

Një detaj i rëndësishëm për hetimin është fakti se sediljet e pasme të makinës ishin të palosura, ndërsa duart e viktimës ishin të lidhura. Ilgazzettino