Historia sentimentale e Rizarta Hoxhës ka marrë një tjetër kthesë, vetëm pak ditë pasi emri i saj u lidh me Arbër Çepanin.
Gjithçka nisi pas publikimit të një fotografie nga Elton Tozaj, ku pretendohej se Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani shfaqeshin së bashku me valixhe në aeroport. Pamjet ngjallën menjëherë dyshime për një romancë mes tyre, ndërsa më pas u raportua se dyshja mund të kishte kaluar disa ditë së bashku në Spanjë.
Por tashmë një tjetër publikim ka rikthyer vëmendjen te jeta private e Rizartës.
Elton Tozaj ka publikuar në Instagram Story një video ku një vajzë, të cilën ai e paraqet si Rizarta Hoxha, shihet duke shkëmbyer një puthje me një djalë. Personi që shfaqet në video nuk duket të jetë Arbër Çepani.
“UPS”, shkruan Tozaj krahas videos, ndërsa shtron edhe pyetjen: “Para apo pas udhëtimit në Spanjë?”
