Skip to content

Dhnuan kamerierin 18-vjeçar për pagën, xhaxhai niset drejt hotelit në Durrës

DURRËS – Një konflikt për pagesën e një 18-vjeçari që punonte si kamerier në një hotel në zonën e Malit të Robit, në Golem, rrezikoi të përfundonte në një ngjarje të rëndë kriminale.

Sipas të dhënave paraprake, 18-vjeçari G. N. dyshohet se është dhunuar nga disa persona të lidhur me pronarin e hotelit, pasi kishte kërkuar pagesën për punën e kryer.

Related article  Tragjedi gjatë pushimeve verore

I riu përfundoi në Spitalin e Kavajës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, xhaxhai i tij, M. N., 47 vjeç, dyshohet se është armatosur me një kallashnikov dhe është nisur drejt hotelit me qëllim vrasjen e personave që kishin dhunuar nipin e tij.

47-vjeçari u ndalua në afërsi të hotelit, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit u gjet një çantë shpine me një armë automatike kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Related article  Nena e 17 vjecares rrefen detajet e reja

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se pas konfliktit, vendi ku kishte ndodhur ngjarja dyshohet se ishte pastruar, ndërsa DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

Për dhunimin e 18-vjeçarit janë arrestuar F. H., 28 vjeç, dhe E. D., 20 vjeç. Një tjetër person, A. F., 36 vjeç, është shpallur në kërkim, ndërsa M. M., 36 vjeç, po procedohet në gjendje të lirë.

Related article  Protesta/ Zbulohen porositë shokuese të Ramës për…

Në pranga përfundoi edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, M. N., 47 vjeç.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /noa.al

Published inNEWS