Skip to content

Çfarë po ndodh në Rinas? Raportimet e fundit thone se …

Qindra pasagjerë kanë mbetur në pritje në Aeroportin e Rinasit, pasi një problem teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa të konsiderueshme në fluturime.

Udhëtarët janë filmuar duke pritur në aeroport, ndërsa vonesat në nisje kanë kaluar në disa raste mbi një orë.

Related article  Detaje te reja nga ngjarja e rende ndodhur ne Maliq

Pasagjerët presin të marrin informacion për oraret e reja të fluturimeve dhe nisjen drejt destinacioneve të tyre.

Sipas njoftimit të Albcontrol, ekspertët e institucionit janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në funksion, ndërsa rreth orës 18:00 është bërë e mundur rikthimi në funksionim normal i 90% të sistemeve.

Related article  A e dini se nëse buburrecat shfaqen në shtëpinë tuaj, kjo është shenjë se

“Ekspertët e Albcontrol kanë marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë”, thuhet në njoftim. Albcontrol thekson se falë reagimit në kohë dhe në mënyrë profesionale është shmangur bllokimi i trafikut ajror në hapësirën ajrore shqiptare.

Related article  Dalin detaje te reja per ngjarjen e rende ne Ulze
Published inNEWS