Skip to content

Aksident i rende me humbje jete

Një 12-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të rëndë në rrugën që lidh Fishtën me superstradën Lezhë-Shkodër.

I mituri po lëvizte me monopatinë kur një automjet tip “Audi” e përplasi.

Related article  Nje ngjarje e rende eshte raportuar ne vendin me mijra shqiptare!

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Pas aksidentit, 12-vjeçarin e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Plagët e marra rezultuan fatale dhe i mituri humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

Related article  Alarmi nga mediat jo vendase: Irani kërcënon vendin tone, synon të godasë MEK

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Related article  I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët paralajmërojnë

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tip “Audi”, ndërsa hetimet për rrethanat e përplasjes vijojnë.

Published inPetravu