Skip to content

E fundit! Ky është 45 vjeçari në Lushnjë që i mori jetën nënës me sqepar dhe ka plagosur rëndë babain, arsyeja e pabesueshme

Personi që shihni në këtë fotografi është shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeçari nga fshati Zhymë i njësisë Krutje në Lushnje, i cili mbrëmjen e sotme ka vrarë barbarisht nënë e tij me sqepar dhe ka plagosur rëndë babain.

Kjo është një pamje e autorit të dyshuar e vitit 2018, marrë nga llogaria e tij publike në rrjetin social Facebook, ndërsa dyshimet janë se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Related article  Hoxha Ahmet Kalaja tregon se çka mund të hahet Ramazan dhe nuk e prish agjërimin

Newsbomb.al mëson se si pasojë e goditjeve me sqepar, ka ndërruar jetë nëna e Florionit, 80 vjeçarja Fanije Dalladaku, ndërkohë në gjendje të rëndë në spital është babai, 77 vjeçari Hasan Dalladaku.

Sipas Policisë së Shtetit, mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku.

Related article  Avokati nxjerr armën për të vrarë ish-gruan në restorant, i ngec siguresa në momentin fatal! Kamarieri i hidhet sipër

FOTO: Ky është Florion Dalladaku, 45 vjeçari që vrau
Shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeçari nga fshati Zhymë
80 vjeçarja si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Gjithashtu, djali ka plagosur rëndë edhe babain e tij, shtetasin Hasan Dalladaku, 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Related article  Vjen lajmi i fundit per Grida Dumen, thuhet se eshte konfirmuar ...

“Shtetasi Florion Dalladaku, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Published inPetravu