Skip to content

VIDEO/ Dalin pamjet! 20 persona grabisin dyqanin e bizhuterive, në rreth 70 sekonda marrin 1.4mln dollarë

Një grabitje e organizuar në mënyrë të shpejtë dhe spektakolare ka ndodhur në një dyqan bizhuterish në Fremont, në shtetin e California, ku rreth 20 persona kanë arritur të marrin mallra me vlerë rreth 1.4 milionë dollarë brenda pak më shumë se një minute.

Related article  Horoskopi javor, 16-22 mars 2026; parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2025, ndërsa pamjet e grabitjes janë bërë së fundmi virale në rrjetet sociale. Sipas raportimeve, autorët kanë hyrë në dyqan dhe kanë përdorur çekiçë dhe mjete të forta për të thyer vitrinat e xhamit, duke marrë rreth 75 deri në 80 për qind të bizhuterive të ekspozuara.

Related article  Zarf i zi? Artani ofendon rëndë Brikenën – çfarë ndodhi?

Sipas raportimit të New York Post, grabitja ka zgjatur rreth 70 sekonda. Pas marrjes së bizhuterive, autorët janë larguar me shpejtësi me automjetet që i prisnin jashtë dyqanit.

Related article  Çfarë ndodhi? Jep dorëheqjen zyrtari i lartë amerikan i antiterrorizmit

Policia ka arritur të arrestojë katër persona të moshës nga 20 deri në 29 vjeç, ndërsa dy prej tyre janë liruar më pas. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të grupit që morën pjesë në grabitje.

Published inPetravu