Skip to content

Pas vrasjes ne Lushnje, tjeter ngjarje tragjike trondit vendin, nje 18-vjecar gjendet i vdekur

Një ngjarje tragjike është regjistruar në zonën e Kunes, në Shëngjin, ku një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë qëndrimit në det.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë, ndërsa deri në këto momente nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Related article  Plas keq ne mes te Tiranes, protestuesit zene Ballukun ne rruge, e pabesueshme se cfare i bejne

Sipas të dhënave paraprake, po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur gjatë notit apo nëse mund të ketë pësuar një problem të menjëhershëm shëndetësor, përfshirë mundësinë e një arresti kardiak, teksa ndodhej në det.

Pas konstatimit të ngjarjes, në zonë kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa trupi i pajetë i të riut është nxjerrë nga uji dhe është transportuar drejt morgut të Lezhës.

Related article  Tik tokeri shqiptari humbi jetën! E fejuara e tij në gjëndje të rëndë! 1 muaj më parë u fejuan! E dhimbshme cfarë po i ndodh asaj

Në morg pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe do të ndihmojë në sqarimin e dinamikës së ngjarjes.

Ndërkohë, Policia ka nisur veprimet hetimore dhe po mbledh të dhëna për të rindërtuar momentet e fundit të 18-vjeçarit, si dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo për një problem shëndetësor të papritur.

Related article  Pse po nderrojne jete të rinjtë shqiptarë nga infarkti? Mjeku Altin Veshti: Zbulojeni njëherë e mirë, dhe çfarë të bëni të mos iu ndodhë

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

*Burimi: Top Channel*

Published inPetravu