Skip to content

Si u mobilizua gjithë stafi për të shpëtuar Sokratin; 20-vjeçari u la të vdiste në shezlong

Nëse stafi i “Principotes” do të kishte ndërhyrë në kohë duke lajmëruar policinë apo duke transportuar të riun në spital, ndoshta ai do të shpëtonte. Por jo, ata e lanë të vdiste, teksa qëllimi ishte të largonin autorin e krimit nga lokali…

Vrasja e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil po nxjerr në sipërfaqe një tjetër aspekt të rëndë të ngjarjes: sjelljen e stafit të “Principotes” pasi i riu ishte goditur dhe ndodhej i plagosur.

Dosja hetimore tregon se, në minutat kur Mendes kishte nevojë për ndihmë urgjente, njerëzit e “Principotes” së Bekim Bulicës u mobilizuan për Sokrat Vatën, personin që sot akuzohet se e goditi për vdekje me thikë.

Kamerat e sigurisë tregojnë se në orën 05:18:04 Luis Mendes del nga deti dhe ecën drejt shezlongëve të plazhit “Paradise”. Bluza e tij e bardhë është e gjakosur. Ai ishte plagosur dhe gjendja e tij ishte e dukshme në pamje.

Related article  Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec

Por ajo që ndodh më pas është edhe më e rëndë.

Nga dëshmitë rezulton se ndihmën e parë 20-vjeçarit po përpiqeshin t’ia jepnin shokët e tij dhe turistët. Njëri prej miqve ka treguar se përdori bluzën për t’i mbuluar plagën, ndërsa edhe DJ-i i “Principotes”, Armando Zeneli, pohon se kur doli jashtë pa një grup turistësh duke ndihmuar një person të shtrirë në tokë.

Këtë e thotë vetë Armando Zeneli në dëshminë e tij para hetuesve. Ai tregon se një grup kolegësh të panikosur shkuan tek ai dhe i kërkuan të përdorte makinën e tij.

Por porosia ishte e qartë: “Merre Sokratin dhe çoje në spital se ti ke makinë këtu afër.”

Pra, kishte një makinë. Kishte njerëz të gatshëm të organizoheshin. Kishte edhe vetëdijen se një person i plagosur duhej dërguar menjëherë në spital.

Related article  Thirrja urgjente per neser dhe pasneser: Kujdes mos e beni kete gje, ja cfare po pritet

Por personi për të cilin u bë ky organizim ishte Sokrat Vata.

Ndërsa Luis Mendes ndodhej i plagosur, njerëzit e stafit kërkuan të shpëtonin Sokratin duke e dërguar për mjekim. DJ-i njoftoi edhe menaxherin për situatën dhe më pas vrapoi drejt parkimit për të marrë makinën.

Në rrugën drejt makinës, Zeneli kaloi pranë viktimës.

Ai e thotë vetë se pa një grup turistësh duke i dhënë ndihmë një personi të shtrirë në tokë. Megjithatë mori automjetin, u kthye dhe në pjesën e pasme të tij hipi Sokrat Vata. Më pas u nisën drejt Qendrës Shëndetësore të Ksamilit.

Ky është kontrasti më i rëndë që del nga dosja: viktima ishte përtokë dhe ndihmohej nga turistët, ndërsa për të akuzuarin ishte vënë në dispozicion makina e një punonjësi të lokalit për ta çuar në spital. Po ashtu, askush nuk lajmëroi policinë edhe pse pjesë e stafit të sigurisë kishte dhe efektivë. Policinë e lajmëroi DJ, i cili shkoi në shtëpi, u qetësua dhe më pas bëri telefonatën. Pra shumë vonë.

Related article  Aksident i rëndë, 18 të vd ekur dhe 32 të plagosur. Shumica adoleshentë

Kamerat zbulojnë dinamikën e krimit në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes
22 Gusht, 14:59
Edhe roli i drejtuesve të “Principotes” kërkon të shihet pikërisht në këtë kontekst. DJ-i deklaron se përpara se të merrte makinën kishte njoftuar menaxherin. Pra, situata nuk ishte vetëm në dijeninë e disa punonjësve të rastësishëm; sipas vetë dëshmisë, menaxhimi ishte vënë në dijeni.

Në këtë histori duhet të zbardhet plotësisht edhe roli i pronarit Bekim Bulica: çfarë bëri atë mëngjes? Pse ja mbathi dhe nuk lajmëroi menjëherë policinë apo ambulancën për të shpëtuar të riun? Çfarë roli pati ai në fshehjen apo manipulimin e ngjarjes? /Pamfleti

Published inNEWS