Skip to content

Aksion blic i Policise ne qytetin e serenatave

Policia “zbarkon” në Korçë me aksione blic ne mbare qytetin, duke i prishur disi qetesine e ketyre diteve te pushimit. Blute po zhvillojne një operacion të gjerë antidrogë në juglindje të vendit, me fokus goditjen e personave të dyshuar për përfshirje në shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Related article  Familja nuk i kishte dëgjuar zërin prej dy ditësh, gjendet i pajete

Sipas informacioneve paraprake, gjatë operacionit është arrestuar një person. Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin dhe banesën e të arrestuarit, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike të llojit kokainë, një shumë parash, armë të ftohta, si dhe fishekë.

Related article  Mjeket ngrejne paralajmerimin e madh per te nxehtin 'pervelues'

Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me personin e arrestuar apo detajet e operacionit. Pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për të bërë të ditur më shumë detaje.

Related article  She Ran a Marathon in Her Underwear and Was 'Appalled' by Her Cellulite. Then She Realized Something

Mësohet se aksioni policor është ende në zhvillim, ndërsa kontrollet po vijojnë edhe në banesa të tjera, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Published inNEWS