Skip to content

Një trágjedi ndodhi natën e së enjtes

Një tragjedi ndodhi natën e së enjtes në Pensilvani ku një studente 18-vjeçare u godit me thikë për vdekje nga i dashuri i saj, i cili pretendoi se “demonët” i thanë ta bënte këtë. Më pas i kërkoi nënës së tij ndihmë për të fshehur trupin.

Sipas Policisë së Shtetit, e reja Karoline Heintz u gjet e vdekur në bagazhin e një makine të braktisur, të njollosur me gjak, jashtë kampusit të Universitetit Perëndimor të Pensilvanisë.

Të mërkurën në mbrëmje Karoline u takua me të dashurin e saj, Royce Mosher, në North Strabane Township. Ajo po përgatitej për vitin e parë në ekipin e futbollit të femrave të universitetit. Të dy u ulën në makinën e saj dhe filluan të flisnin për marrëdhënien e tyre.

Related article  “Pse njerëzit, të tjerë duan por me të tjerë martohen?”, e pyeti studenti… Mësuesi i jep përgjigjen e jetës!

Sipas dyshimeve, djali i tha Heintz se kishte diçka për t’i treguar. Pastaj vrapoi në kuzhinë dhe mori një thikë. Disa minuta më vonë u kthye te makina dhe e goditi me thikë në gjoks.

Pas vrasjes, Mosher e futi trupin e të dashurës në bagazhin e makinës. Shkoi te shtëpia e nënës së tij për të kërkuar ndihmë.

Related article  Tre ngjarje te renda ne pak minuta, trondites shkaku

“Ata u përpoqën të pastronin rrobat, makinën, të hiqnin sa më shumë njolla gjaku, dhe pastaj e çuan automjetin në California Borough.” deklaroi zëdhënësi i policisë.

Në të njëjtën kohë, familja e Heintz u shqetësua. Vajza e tyre nuk kishte dhënë asnjë shenjë jete dhe nuk ishte kthyer në konvikt. Ata telefonuan policinë. Pak më vonë, autoritetet e gjetën trupin e Karolines jashtë bibliotekës së California Borough.

I riu dhe nëna e tij u arrestuan të enjten në mëngjes. Sipas CBS, Mosher i pati thënë nënës së tij se ishte “i pushtuar nga një demon” dhe se demoni i tha ta godiste Karolinen me thikë.

Related article  Aksident tragjik me dy persona qe nderrojne jete, mësohen emrat e viktimave

Mosher u akuzua për vrasje, dy akuza për manipulim provash, dy akuza për përdhosje kufome, dhe pengim të drejtësisë. Gjatë arrestimit, ai qëndroi i palëvizur ndërsa oficerët e nxorën me pranga, i veshur me uniformë të bardhë.

Nëna e tij, 57 vjeçe, u akuzua për manipulim provash, pengim të drejtësisë, pengim të kapjes së një të arratisuri, dhe përdhosje kufome. Ajo fshehu fytyrën dhe mbajti kokën ulur teksa gazetarët e ndiqnin drejt makinës së policisë.

Published inNEWS