Skip to content

Tre fshatra mbesin pa uje, ja arsyeja tr*nditese!

Kreu i Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Afrim Qendro ka bërë të ditur se kanali i burimit ujor dhe ujitjes në fshatin Mirakë të Bashkisë Librazhd është rikthyer në funksion të plotë, pas ndërhyrjes së IKMT-së në përgjigje të ankesave të banorëve të zonës.

Banorë të Mirakës, Xibrakës dhe Polisit kishin denoncuar dëmtimin e kanalit dhe bllokimin e rrjedhës së ujit si pasojë e ndërhyrjeve të kryera pa leje. Pas marrjes së ankesës, inspektorët e IKMT-së kryen verifikimet në terren, ku konstatuan punime të paligjshme në infrastrukturën ujitëse.

Related article  Kjo nuk pritej aspak! Protesta masive ne Tirane, vjen reagimi i papritur i Brikenes

Nga verifikimi rezultoi se shtetasi me inicialet M.H. kishte vendosur tuba plastikë në kanal, ndërsa kishte kryer edhe punime me beton, duke ngushtuar hapësirën e kalimit të ujit dhe duke reduktuar rrjedhën e tij. Sipas IKMT-së, këto ndërhyrje ishin kryer pa u pajisur me lejet përkatëse nga institucionet përgjegjëse.

Pas konstatimit të shkeljes, IKMT ndoqi procedurat administrative dhe ndërhyri në terren për të rikthyer kanalin në gjendjen e mëparshme. Me përfundimin e punimeve, rrjedha e ujit është normalizuar dhe kanali është vënë sërish në shërbim të banorëve të Mirakës, Xibrakës dhe Polisit për vaditjen e tokave të tyre.

E PAPRECEDENTË në Librazhd, qytetari lë pa ujë tre fshatra,

Betoni i hedhur nga shtetasi M.H

“Inspektorët e IKMT-së verifikuan situatën në terren dhe konstatuan se shtetasi M.H. kishte vendosur tuba plastikë në kanal ndërsa kishte hedhur edhe beton duke reduktuar lëvizjen e ujit në diametrin e tubit. I gjithë punimi ishte kryer pa u pajisur me leje nga institucionet shtetërore.

Pas konstatimit të rastit, IKMT kreu të gjitha procedurat administrative dhe ndërhyri për të rikthyer kanalin në gjendjen e mëparshme, në shërbim të banorëve të këtyre tre fshatrave”, thuhet në njoftimin e bërë nga Qendro.

Related article  Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
Published inNEWS