Pas mesantës së të enjtes, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrjet qarkulloi një video e cila pretendonte se në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) ishte rënë një zjarr. Në lidhje me këtë është bërë një reagim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e cila ka sqaruar situatën.
Sipas njoftimit të bërë nga blutë e Tiranës në fakt nuk bëhet fjalë për zjarr në godinën e RTSH, por rreth orës orës 02:00 drejtuesi i një automjeti, i cili është në pronësi të televizionit, ka konstatuar tym në pjesën e motorit, teksa automjeti ishte parkuar në ambientet e institucionit.
Ka qenë vet ai i cili ka njoftuar shërbimin zjarrfiks, këta të fundit kanë mbërritur në vendin e ngjares dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.
“Tiranë/ Në lidhje me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën pretendohet për zjarr në ambientet e RTSH-së, sqarojmë se më datë 14.08.2026, rreth orës 02:00, drejtuesi i një automjeti, në pronësi të televizionit, ka konstatuar tym në pjesën e motorit, teksa automjeti ishte i parkuar në ambientet e institucionit.
Për këtë rast, shtetasi ka njoftuar vetëm shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundësuar fikjen e zjarrit.”, ka njoftuar policia e kryeqytetit.
video credits © JOQ
