Skip to content

E bujshme! Pas pak minutash Rama “shkarkon” qeverinë??? Nis mbledhja urgjente në Pallatin e Kongresve, dalin emrat që pritet të bëhen ministra

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër i vendit, Edi Rama, ka mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me drejtuesit politikë të PS-së, ministrat dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.

Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është thirrur për në orën 17:00, ndërsa Kryeministri Rama pritet të mbajë një adresim publik mbi zhvillimet e fundit politike dhe çështjet që lidhen me funksionimin e qeverisë dhe të mazhorancës.

Related article  Poll: Americans think Iran poses a real threat to US security, but split on Israel’s strikes

Sipas burimeve, pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe çështja e njohur si “Besa”, ndërsa vëmendja kryesore është përqendruar te mundësia e ndryshimeve të rëndësishme në kabinetin qeveritar dhe në drejtimin e Kuvendit.

Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se Taulant Balla mund të propozohet për të marrë drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë, duke zëvendësuar kryetarin aktual, Niko Peleshi.

Një tjetër emër që qarkullon është ai i Anila Denajt, e cila, sipas të njëjtave burime, mund të emërohet në detyrën e zëvendëskryeministres.

Related article  Tragjike ne shkoder, dalin detajet nga ngjarja me 3 humbje jete

Ndryshime mund të ketë edhe në Ministrinë e Brendshme. Përflitet se ministri aktual, Besfort Lamallari, mund të largohet nga detyra, ndërsa si një nga kandidaturat e mundshme për ta zëvendësuar përmendet deputetja socialiste Romina Kuko.

Megjithatë, deri në këto momente, asnjë prej këtyre lëvizjeve nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kryeministria, Partia Socialiste apo institucionet përkatëse. Emrat e Taulant Ballës, Anila Denajt dhe Romina Kukos mbeten variante që po qarkullojnë në rrugë jozyrtare.

Pritet që gjatë adresimit të Kryeministrit Rama të konfirmohen ose të hidhen poshtë këto raportime, si dhe të bëhen publikë emrat e personave të tjerë që mund të preken nga riorganizimi i mundshëm i kabinetit qeveritar dhe i drejtimit të mazhorancës parlamentare.

Related article  Balluku me shokë të shkojnë ku e kanë vendin, Spiropali godet sërish: Bën paralajmërimin e fortë e asaj që do ndodhë

Mbledhja e pasdites konsiderohet një moment i rëndësishëm për zhvillimet brenda Partisë Socialiste, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ajo do të prodhojë vetëm një analizë politike apo do të shoqërohet me ndryshime konkrete në nivelet më të larta të qeverisjes.

Published inNEWS