Skip to content

Erjon Braçe trondit: Duan të më largojne politikisht, në PS ka luftë të brendshme. Zbulon diçka që nuk imagjinohej

Erion Braçe ka pranuar mbrëmjen e sotme se, në PS ka një luftë të brendshme, duke thënë se ka persona që duan ta eliminojnë politikisht.

Deklaratat Braçe i ka bërë në ‘Erla Now’.

Braçe: I nxjerrin mesazhet sepse kanë qëllim të më poshtërojnë, tamam për të më poshtëruar. Për mua është shumë e rëndë. Edhe ajo që ka dalë nga mbledhja e grupit, pavarësisht se është transformuar dhe hedhur në atë formë në publik.

Related article  Braktisi PS-në dhe iu bashkua protestuesve/ Marjana Koçeku i çon “selam” Ramës nga Brukseli: Europa t’i…

‘I tha ik pirdhu’. Nuk është kështu. Është ta nxjerrësh për ta vrarë tjetrin politikisht. Ai që e ka nxjerrë këtë kërkon të të largojë nga fusha e brendshme e Grupit Parlamentar një njeri që e sheh aty prej vitesh, që e konsideron konkurrent dhe e ka problem.

Related article  Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

Unë s’kam problem me qenien e atij. Unë i konsideroj ata kolegë.”

Mëhilli: Mund të jetë Edi Rama?

Braçe: Jo, nuk është. Këtu jemi për t’i thënë gjërat lirisht. Kishte ndodhur gati 46 ditë më parë, kur u goditën gra deputete me vezë. Edhe kam shkruar në grup që të thirrej policia. Edhe shkrova për gratë.

Related article  Trump Clearing Immigration Courts as ‘Judicial Swamp’ Facing The Music

Edhe atë mesazh e nxorën në media. Natyrisht, me interpretimet e duhura se policinë e kërkoi ky. Nuk është vetëm ndaj meje kjo sjellje. E kanë pësuar edhe të tjerë si unë dhe guxojnë ta bëjnë. Edhe këto interpretohen si përpjekje për eliminim. Ja, kjo më bën të them se ka luftë të brendshme në PS.

© SYRI.net

Published inNEWS