Skip to content

Vjen lajmi i zi, ndahet nga jeta mësuesja shqiptare e njohur, kolegët japin detajet e dhimbshme

Një lajm i trishtë vjen nga bota e arsimit, pasi mësohet se është ndarë nga jeta mësuesja e gjuhës angeleze e Shkollës Fillore e të Mesme të Ulët në zonën e Hoça e Qytetit, Prizren.

Lajmi i trishtë është mësuar nga dedikime prekëse të ndara në rrjet, ku shkruhet për humbjen tragjike të mësueses Suzana Gërmizaj, e cila për vite me radhë dha kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të shumta të nxënësve.

Ndërsa mësohet se ajo ishte aktive dhe në fushën e politikës, pasi ishte anëtare e kryesisë së nëndegës së LDK-së “Gani Çavdërbasha”.

Related article  E bujshme! Lamtumirë LEK? Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO

Zemërthyer për humbjen tragjike të mësueses, të afërmit e saj bëjnë me dije se ditën e nesërme në orën 13:00 do i jepet lamtumira e fundit, në varrezat e qytetit.

Deri më tani akoma nuk ka detaje se cili ka qenë shkaku i humbjes së mësueses shqiptare. Ndërsa për ngjarjen e trishtë ka reaguar dhe nusja e saj.

Referuar postimeve të kësaj të fundit, mësohet se mësuese Suzana kohët e fundit ishte bërë gjyshe e një vogëlushi.

Related article  Bill Cosby Breaks Silence on TV Son’s Shock Death

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Reagimi për lajmin e trishtë i shpërndarë në rrjet:

Ka ndërruar jetë, mësimdhënësja së gjuhës angleze në SHFMU “Nazim Buduri” në Hoçë të Qytetit, Suzana Gërmizaj. Lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënëses, Suzana, e kanë bërë publik përmes njoftimeve mortore familjarë të saj, si dhe kryetari i degës ë LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj.

Related article  Ndryshime te fuqishme ne Policine e Shtetit

Mësimdhënësja, Suzana Gërmizaj, për shumë vite dha kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të shumta të nxënësve, ndërsa ishte gjithashtu edhe anëtare e kryesisë së nëndegës së LDK-së “Gani Çavdërbasha”. Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e mërkurë në varrezat e qytetit në orën 13:00.

Reagimi i nuses së mësueses:

Me pikellim te thelle ju njoftoj se sod ka nderuar jete vjehrra ime.

Zoti e shperbleft me xhenetin firdeus.

Published inNEWS