Meteorologia: Ja çfarë moti do të ketë muaji Gusht

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do të rikthehen sërish në vlera të larta.

“Patëm një ndërprerje të verës, një stopim në këto momente kur patëm reshje shiu, stuhi dhe temperaturat pësuan një rënie këtë fundjavë. Këto janë vlera normale që para 30 vitesh në territorin e Shqipërisë, por edhe në një pjesë të mirë të Europës e Mesdheut, temperaturat maksimale nuk i kalonin 30-31 gradë”, tha ajo.

Related article  Luiz Ejlli i bashkohet protestës, mesazhi i tij po bën xhiron e rrjetit

Sipas saj, parashikimet afatgjata dhe stinore tregojnë se muaji gusht pritet të jetë i nxehtë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, veçanërisht gjatë 10-ditëshit të parë.

Related article  Asnjerit nuk i shkonte ne mend! Rama jep lajmin e forte: Në Shqipëri, do të hapet…

“Parashikimet afatgjata dhe stinore na tregojnë se na pret një gusht i nxehtë, ku temperaturat do t’i arrijnë edhe 40 gradë. Të paktën 10-ditëshi i parë do të mbajë më gjatë ky i nxehtë”, tha Xhakollari.

Related article  Donald Trump issues chilling new threat to Iran after ‘totally unacceptable’ peace proposal