Skip to content

Nëna Files dhe djalit të tij autik i ndryshon jeta pasi u dhunuan nga policia, nuk e besoni sa para janë mbledhur për to

Pamjet e nënës File Bulku dhe djalit të saj autik, Endit, mes kaosit të protestës së sotme para Kuvendit kanë prekur mijëra shqiptarë. Në videon që qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale, nëna përqafon fort djalin e saj, ndërsa të dy shfaqen të përlotur dhe të tronditur, pasi, sipas personave të pranishëm, u prekën nga uji me piper i përdorur gjatë ndërhyrjes së policisë.

Related article  DOJ Announces Man Who Supplied LA Rioters Has Been Arrested

Por drama e kësaj familjeje nuk nisi sot.

Vetëm pak ditë më parë, organizata Brandon Forever 22 Legacy vizitoi zonjën File në banesën e saj dhe publikoi historinë e vështirë që ajo përjeton çdo ditë me djalin e saj. Organizata ka hapur një fushatë në GoFundMe për ta ndihmuar familjen të sigurojë një banesë të përshtatshme dhe kushtet e nevojshme për trajtimin dhe kujdesin e Endit.

Related article  Aksident me humbje jete, makina “merr përpara” këmbësoren

Sipas përshkrimit të fushatës, shtëpia ku jetojnë aktualisht nuk ofron kushte të sigurta, ndërsa familja ka nevojë edhe për mbështetje që djali të ketë akses në një qendër ditore dhe trajtimin që i nevojitet. Objektivi i nismës është mbledhja e 85 mijë dollarëve për t’i dhënë fund kushteve të mjerueshme në të cilat jetojnë.

Related article  3 ditët e ‘ferrit’ që na presin! Ja kur nis ulja e temperaturave

Pamjet e sotme kanë bërë që shumë qytetarë të shprehin dëshirën për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje, duke e kthyer historinë e tyre në një simbol të solidaritetit.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh për zonjën File dhe Endin.

Published inNEWS