Gruaja humb jetën pasi dyshohet se u hodh nga kati i tetë i ndërtesës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një grua e moshës 45-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i tetë i një ndërtese në Prishtinë.

Related article  Zbardhen detaje te reja per ngjarjen qe shkaktoi nje vktime

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për vetëvrasje.

Mësohet se e ndjera edhe më parë kishte pasur tentativa për t’i dhënë fund jetës, nga të cilat kishte arritur të shpëtonte.

Related article  A është cenuar siguria kombëtare? SPAK lëshoi “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, hera e parë në historinë e Shqipërisë

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor i emergjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Related article  E FUNDIT/ Merret vendimi, ja ç'do ndodhë çdo ditë në orën 10:00, sapo u lajmërua nga (E PLOTE)

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi