Avioni i nisur drejt Tiranës bën ulje emergjente në aeroportin e Luksemburgut

Një avion i kompanisë “Ryanair”, i cili po kryente fluturimin nga Londra drejt Tiranës, është detyruar të kryejë një ulje emergjente në aeroportin e Luksemburgut për shkak të një urgjence mjekësore në bord.

Related article  Fundjava deri në 41°C/ Metereologia Lajda Porja: Vala e të nxehtit do të qëndrojë deri…

Sipas mediave të huaja, menjëherë pas uljes në pistë kanë ndërhyrë ekipet e zjarrfikësve dhe Shërbimi Mjekësor i Emergjencës (SAMU), të cilët kanë asistuar gjatë operacionit që zgjati rreth 30 minuta.

Related article  E bujshme! Lidhje të forta me Iranin! Shqipëria shpall “Non Grata” gruan që i gjeti burrit gruan e dytë

Pas përfundimit të ndërhyrjes dhe kryerjes së procedurave të nevojshme, avioni u nis nga aeroporti i Luksemburgut në orën 09:18 për të vijuar fluturimin drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Sipas planifikimit, fluturimi pritej të mbërrinte në Tiranë rreth orës 11:18.

Related article  Ed Sheeran Reveals He's 'Had Shingles for the Last Month' and 'Wouldn't Recommend It'

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të pasagjerit apo personit që kërkoi ndërhyrjen mjekësore.