Pasdite pritet mot me shi, rrufe e erëra të forta, IHMK-ja kërkon kujdes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në territorin e Republikës së Kosovës do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pjesshme.

Gjatë mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Related article  Ngjarje e rende me humbje jete!

Në zona të izoluara, sipas IHMK-së, nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive të shiut, erërave të përkohshme të fuqishme, si dhe paraqitjes së breshrit.

Sipas IHMK-së, reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk pritet të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Kështu, në disa rajone mund të ketë zhvillime të shkurtra stuhish, ndërsa në zona të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë.

Related article  E tmerrshme, ndodh ngjarja e rende ne shtepine e mesuesit te njohur vetem dy dite para fillimit te shkolles

“Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 31 deri në 33 gradë Celsius. Erërat do të fryjnë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa pritet të fuqizohen përkohësisht në zonat ku do të zhvillohen proceset stuhore.”, thuhet në njoftim.

Related article  C’po ndodh!! Prej 7 oresh kjo autostrade ka trafik ‘te frikshem’, thuhet se vargu i makinave ...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të përcjellin njoftimet dhe përditësimet zyrtare të motit, si dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura, veçanërisht në rast të paraqitjes së bubullimave, erërave të forta apo reshjeve intensive.