Skip to content

Tjeter ngjarje e rende tróndit vendin tone, dalin detajet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Kuçovë, ku një person ka qëlluar në drejtim të automjetit të një 24-vjeçari.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 në lagjen “1 Maji”.

Shtetasi me inicialet S. R., 24 vjeç, ka njoftuar policinë se dikush kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij, i cili në momentin e ngjarjes ishte i parkuar.

Related article  TRAGJIKE! Një i moshuar gjendet i mbytur tek liqeni (Dalin detajet)

Policia nisi veprimet hetimore dhe identifikoi si autor të dyshuar shtetasin A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.

Related article  Trnditet fundjave, ngjarje e rende ne vend

32-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa shërbimet e policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga të dhënat e bëra publike deri tani nuk raportohet për persona të plagosur. Policia nuk ka bërë të ditur motivin e të shtënave apo nëse mes 24-vjeçarit dhe autorit të dyshuar kishte një konflikt të mëparshëm.

Related article  Metereologia jep paralajmërimin urgjent: Në këto zona pas të nxehtit priten stuhi intensive dhe përmbytje

Grupi hetimor po vijon veprimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e plotë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.

Published inNEWS