I FUNDIT – Ngjarje e rende ne kete qytet shqiptar, 4 persona të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, në vendin e quajtur “Rune”.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin dhe për pasojë 2 shoferët dhe 2 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Protesta kombetare per Zvernecin, vjen lajmi i forte nga Parlamenti Europian, qeveria shqiptare deklaron se…

Mësohet se përplasja ka qenë e fortë duke i nxjerrë jashtë funksionit të dy automjetet, ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Related article  Raportohet ngjarje e rende ne oret e vona! Detajet e para

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin automjetet, ndërkohë që puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdon.

Related article  “Sakati” Inez Hajllurai nga arratia merr policinë dhe i urdhëron të largohen nga lokali i tij, veprimi i policisë i befason të gjithë