Trnditën pacientët, ngjarje e rëndë brenda spitalit

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres.

Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave të përfshirë dyshohet se ka nisur në rrugë dhe më pas ka vijuar deri brenda poliklinikës, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjet prerës duke e goditur disa herë personin tjetër.

Related article  Cruel reactions force parents to remove baby’s rare birthmark

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Burime nga spitali bëjnë me dije se pas operacionit gjendja e tij është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plagët e marra nuk kanë prekur organe jetësore.

Related article  Analisti zbulon 3 EMRAT: Ja kush janë propozuar për KRYEMINISTËR të vendit pas rënies së Edi Ramës

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Related article  “E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…