Skip to content

Shuhet profesori i njohur ne vendin tone

Një lajm i kobshëm është mësuar ditën e sotme pasi ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 77-vjeçare profesor Qazim Dushku.

I njohur si një nga kontribuesit më të mëdhenj të arsimit, kryesisht në zonën e Lezhës ku ai shërbeu me dinjiteti për vite me radhë si mësues dhe drejtor arsimi, largimi i profesor Qazimit ka lënë pas një plagë të pashërueshme për familjen dhe të gjithë njerëzit që arritën ta njihnin ndër vite.

Lajmi i trishtë është mësuar nga reagime të bëra në rrjet nga të afërmit e profesor Qazimit të cilët kanë njoftuar humbjen tragjike të njeriut të tyre.

Related article  Putin declares Easter ceasefire

Profesor Qazimi lindi në Lezhë në vitin 1949. Shkollën 7-vjeçare dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Në vitin 1972 Qazim Dushku përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës. Ndërsa studimet pasuniversitare për pedagogji dhe psikologji Dushku i kreu ne vitin 1982.

Gjatë vitete të karrierës së tij disavjeçare Dushku ka shërbyer si mësues, drejtor shkolle, drejtor arsimi, specialist dhe studiues.

Po ashtu ai ka qenë përgjegjës i Seksionit të Arsimit, inspektor në seksionin e arsimit, drejtor i gjimnazit “Hydajet Lezha” si dhe drejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë.

Related article  Gjashtë persona të vrarë në një lokal

Përveç kontributit të dhënë në mësimdhënie, Dushku do të mbahet mend për kontributin e dhënë në dhjetëra artikujt problemor e studimorë në revistat kulturore e shkencore të kohës si dhe bashkëpunëtor i rregullt i shtypit pedagogjik.

Disa nga veprat e Prof.Qazim.Dushkut:

• Rini e përhershme

• Shoqëri e trazuar

• Patriarku i arsimit të Lezhës

• Kriza e dashurisë

• Për një mësim dhe edukim ndryshe.

• Në gjurmët e krimit familjar.

Related article  Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

• Arsimi dhe reforma

• Dashuria, martesa dhe jeta seksuale

• Njerezit e mi në rrjedhen e historisë

• Motivimi

• Arsimi dhe reforma

• Më të mirët ndër vite

• Një jetë kushtuar dijes dhe pajtimit

• Mos i vrisni fëmijët etj.

Mësohet se familja Dushku do t’i japë lamtumirën e fundit profesorit, ditën e nesërme më 1 korrik në orën 10:00 të mëngjesit, në varrezat e Sharrës.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Shuhet profesor Qazim Dushku, një nga kontribuesit më të njohur
Published inNEWS