Skip to content

E fundit, e papritur kjo qe sapo deklaroi Edi Rama! Shume shpejt pritet qe…

Kryeministri Edi Rama duket se po përgatit një plan radikal spastrimesh drastike në qeverisje dhe administratë. Burime konfidenciale konfirmojnë se lëvizja e parë e madhe e këtij operacioni kirurgjikal pritet të jetë heqja e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku për t’i hapur rrugë arrestimit të saj nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e ndjekur nga një valë ndryshimesh rrënjësore në kabinetin ministror dhe administratë. Këto prerje “kokash” në nivelet më të larta të pushtetit vjen si një manovër e pastër mbijetese politike. Pas javësh të tëra, ku e sulmonte dhe e etiketonte protestën masive popullore kundër tij dhe klasës politike në tërësi që ka mbërthyer Tiranën prej 29 ditësh, si të manipuluar nga interesa të huaja, organizata dhe influencerë, kryeministri Rama ka bërë dje një kthesë dramatike 180 gradë, duke filluar tërheqjen e menjëhershme nga gjuha e forcës me protestuesit.

Prapaskenat

Prapaskenat e kësaj kthese u zbuluan dje gjatë podcast-it të tij “Flasim”, ku Rama bëri një lëvizje të mirëllogaritur taktike: ai lexoi publikisht mesazhin e një qytetari të thjeshtë, Amos Mezuraj, i cili endej prej gjashtë vitesh dyerve të shtetit për një pallat të dëmtuar nga tërmeti. Në një deklaratë që ka shokuar vetë strukturat e tij, Rama pranoi publikisht se po të ishte në vendin e qytetarit “me shumë gjasa do të shkonte edhe vetë në protestë”, duke e quajtur zemërimin e njerëzve plotësisht legjitim. “Tani, unë dua ta them shumë qartë dhe shumë drejtpërdrejt: kjo është protesta që mua më intereson, që mua më zemëron po ashtu, që mua më motivon të vazhdoj luftën time.

Nuk më zemëron mua protesta e sikur-eve, as protesta e shtirjeve. Ajo më neverit; kjo më zemëron. Dhe nëse do të isha në vendin tënd, i dashur Amos, pas gjashtë vitesh pritje, dyersh që hapen e mbyllen, premtimesh që treten, përgjigjesh që delegojnë përgjegjësinë te dikush tjetër, me shumë gjasa unë do të ndihesha njësoj; me shumë gjasa edhe unë do të ndihesha pjesë e asaj proteste ose do të shkoja edhe vetë në protestë. Kështu që nuk e vë në dyshim për asnjë moment. Përkundrazi, e ndjej, sado që mund të mos ta besosh.

Related article  “Do të jem me ju në shesh! Europa duhet t’ju dëgjojë”/ ja kush do ti bashkohet protestes

E ndjej zemërimin tënd si të ishte imi. Dhe mesazhi yt është këtu, i nxjerrë. Kam plot të tilla, se është shembulli më i mirë i diçkaje që unë e kam thënë vazhdimisht këto ditë. Jo çdo njeri që bashkohet në protestë është aty për një arsye. Ka plot njerëz që nuk i çon në bulevard ndonjë ideologji, a ndonjë parti, a ndonjë inat abstrakt. Nuk i çojnë as like-et, as folloëers-at për të joshur sot protestues që nesër janë klientë dhe për t’u shitur pastaj produktet e influencerimit. Nuk i çojnë aty as bindjet ambientaliste, që janë fisnike patjetër, as impulset e verbra nacionaliste, as manipulimet apo, më keq akoma sesa manipulimet, misionet e ndryshme për të manipuluar të tjerët, por i çon një hall që, në fund të fundit, kthehet në një zemërim dhe një zemërim që kthehet në një shpërthim, një padrejtësi që e ndjen mbi shpinë.

Kjo është legjitime. Ke shumë të drejtë. Askush nuk duhet detyruar t’i shkruajë kryeministrit, sepse institucionet që paguhen për t’i adresuar këto probleme s’e kanë bërë punën e tyre. Por, nga ana tjetër, unë personalisht çdo mesazh që marr e ndjek; siç e thua edhe në mesazhin tënd, më keni shkruar një vit më parë dhe unë e kam çuar te autoriteti kompetent”, u shpreh Rama. Por kjo deklaratë e bërë nga shefi i qeverisë nuk është thjesht një reflektim, por një thikë pas shpine për njerëzit e tij më të afërt. Duke pranuar se njerëzit dalin në bulevard nga hallet e pazgjidhura dhe dështimi i administratës, Rama ka firmosur de-facto “vdekjen politike” të Belinda Ballukut dhe ministrave të tjerë të linjës, duke ua faturuar atyre të gjithë dështimin dhe mllefin popullor.

Related article  A Grieving Son Broke School Rules but Later Received a Surprising Military Honor

Skandali i “Financial Times” dhe lufta me “keqen me shumë koka”

Ndërkohë kjo strategji e re e kryeministrit vjen direkt pas panikut të shkaktuar nga intervista e tij bombë për median prestigjoze “Financial Times”, ku deklarata e tij se kujtdo që e quan “kumbari i Shqipërisë” do t’i përgjigjej me “Fuck you”, ndezi një zjarr të madh politik. Në një video sqaruese të publikuar dje në rrjetet sociale, Rama u përpoq të zbuste goditjen, duke mohuar që kjo sharje t’u drejtohej shqiptarëve, por duke ia faturuar atë akuzuesve dhe baltosësve të tij ndër vite, duke pretenduar se gazetari i huaj kishte veçuar vetëm atë fragment nga një orë bisedë.

“Unë nuk ua kam thënë kurrsesi shqiptarëve atë fjalë. Gazetari më ka pyetur se si u përgjigjesh atyre që të akuzojnë se je kumbari i Shqipërisë. I thashë fjalën që meriton kushdo që më akuzon prej vitesh dhe nuk ka lënë dy gurë bashkë për të më baltosur e varrosur. Nga një orë bisedë e lirë, gazetari zgjodhi pikërisht atë pjesë. Me t’u neutralizuar e keqja e madhe me shumë koka që ka kapur për fyti protestën, do të kthehem drejt masës domethënëse të njerëzve dhe do t’u them se çfarë kam kuptuar nga e gjithë kjo nevojë e tyre për të protestuar dhe si mendoj unë se duhen adresuar ato që, së brendshmi, sinqerisht i thërrasin njerëzit drejt protestës, drejt nevojës për t’u dëgjuar, drejt admirimit për ata që protestojnë në emër të tyre”, nënvizoi dje Rama. Por intriga thellohet edhe më tej, teksa kryeministri Edi Rama ka shpallur një strategji të re e ndarë në dy faza për të shuar revoltën përpara goditjes finale në qeveri:

Related article  8-Month‑Old Baby Among 3 Killed in Utah WestFest Mass Shooting

Faza 1: Neutralizimi i organizatorëve. Ai deklaroi se sapo të “neutralizohet e keqja e madhe me shumë koka” që sipas tij, ka kapur për fyti protestën, ai do të ndërhyjë vetë.

Faza 2: Përpirja e kauzës. Rama ka paralajmëruar se do t’i kthehet masës domethënëse të njerëzve që protestojnë sinqerisht për t’u adresuar shqetësimet.

Pra e gjithë kjo tregon se koha e arrogancës ka mbaruar, ndërsa për të shpëtuar karrigen e tij përballë bulevardit të mbushur plot me protestues, kryeministri Edi Rama ka vendosur të sakrifikojë “të paprekshmit” e qeverisë së tij, ku “koka” e Belinda Ballukut pritet të jetë vetëm e para që do të bjerë në këtë spastrim drastik, për shkak se do të hidhen në “gojën” e SPAK, ndërkohë që pritet të ketë edhe ndryshime në nivel ministrash dhe drejtorë administrate.

Published inNEWS