Skip to content

Avokati Goxhaj zbulon skenaret se si merr fund epoka ‘Rama’

Avokati Altin Goxhaj ka folur në një “podcast”, ndërsa ka bërë një analizë të detajuar të krizës politike në Shqipëri, duke u ndalur në tensionin në rritje mes qeverisë dhe qytetarëve protestues. Përmes një vështrimi mbi lëvizjet e fundit të kryeministrit Edi Rama, rikthimin e figurave të vjetra në shtab, si dhe ndikimin e agjendave gjeopolitike në territorin shqiptar, Goxhaj dekonstrukton mekanizmat e një pushteti që, sipas tij, po shkon drejt dekadencës. Ai ka paraqitur tre skenarë që sipas tij mund të përcaktojnë të ardhmen politike dhe fundin e epokës së Ramës.

-Çfarë do ndodhë me protestat, ikën kryeministri Edi Rama dhe vjen kreu i PD Sali Berisha?

Ka tre skenarë. Rama zvarritet në pushtet duke u përplasur me protesutesit në nivelin online dhe ka nisur ta bëjë. Ka marrë Endri Fugën tashmë dhe e ka kthyer me urgjencë nga azili. Endri Fuga nuk iku me sherr nga Rama; iku për shkak se ishte konflikt interesi midis Ramës dhe Veliajt. Endri Fuga është vendosur të jetë krahu i djathtë i Ramës në PR në vitin 2007 nga Finkelstein. Një “çufo” që e solli Sorosin për t’i mësuar Ramës se a do bëhej senator apo jo. Jo, ishte thjesht menaxher fushatash, një “çufo” tipik, me një fjalë i mençur, homoseksual, i cili ndërtoi, si të thuash, një harem të vogël dhe i tha Ramës: “Ky bën për këtë punë dhe këtë do të marrësh”.

Dhe e mori atë punë, e mori atë funksion jo nga Rama, jo nga Finkelstein (Finkelstein ishte ai rekrutuesi), por e mori nga Sorosi dhe ky do të shërbente për të krijuar pushtetin e Ramës që do të trashëgohej te Veliaj. Në momentin që do të fillonte konflikti Rama-Veliaj, ku do të asgjësohej Veliaj, në atë moment Fuga u vendos në konflikt interesi sepse duhet t’u shërbente të dyve. Në atë moment ai u largua. Në këtë moment Rama e ka thirrur me urgjencë sepse nuk di si të përballet më, sepse ka dy vjet që është, e di si është puna… do ta krahasoj Ramën në të gjithë skenarët me Ali Pashë Tepelenën. Ali Pashë Tepelena ka qenë një nga njerëzit që i ka bërë më shumë dëme historisë së kombit tonë në historinë e 2000 viteve të fundit.

Ali Pasha ka qenë, si të thuash, njeriu që e çau Epirin në mes. Arsyeja pse ne kemi ngelur gjysmë Epiri arbër është vetëm Ali Pashë Tepelena. Ai e çau Epirin në mes. Ai prodhoi revolucionin grek dhe jo shqiptar sepse ai shkatërroi të gjithë ekosistemin e kohës, e cila u shoqërua pastaj me produktet e tija. Për mendimin tim ishte një bastard i cili kishte aftësi dhe inteligjencë për të sunduar. Po, por diplomacia e tij që mbahet shumë e famshme, në fakt ishte diplomaci antishqiptare. Ishte në dëmin tonë, ishte për mbijetesën e tij dhe përfundoi i vrarë nga të vetët. Ju e dini që e kanë tradhtuar të vetët. Po ky e çau, ky e çoi Shqipërinë e vërtetë, që ishte dhe Epiri brenda, dhe në këndvështrimin tim Rama në skenarin e parë do të zvarritet derisa të shkatërrohet.

Related article  GOP Senator Name-Checks Top Dems Over Party's Violence Problem – Not a 'Both Sides' Issue

Mund të zvarritet deri në 2 korrik, mund të zvarritet deri në 2 gusht, mund të zvarritet deri në 2 shtator, mbase dhe 2 tetor. Po do të shpërthejë një moment, ai nuk e mbyll dot. Jo, jo, po s’bëhet fjalë. Ai e ka me ditë, mbase me javë, mbase… dhe në qoftë se nuk do ta kishte me ditë dhe me javë, në çfarëdo lloj formati të ishte, ai është vetëm në dekadencë. Ngaqë ka shkatërruar gjeopolitikën e rajonit, ka shumë armiq. Ngaqë është futur në botën e Arubës, ka dhe halle të tjera; ngaqë është futur në halle të tjera të ndarjes së parave, të investimit në duar të tjera, mund ta heqin qafë edhe të vetët për t’i marrë lekët. Pra këto gjëra mos i mendoni si të pamundura dhe struktura e kartelit nuk i përjashton.

Tani mos harro shërbimet inteligjente dhe luftën që i ka shpallur Turqisë. Shqipëria ka një marrëveshje të vitit 1924 që quhet “Marrëveshja e përjetshme e miqësisë”, që është nënshkruar nga qeveria e asaj kohe me Turqinë dhe vazhdon prej kohësh, ka qenë edhe në kohë të komunizmit. Sa i përket këtyre marrëveshjeve, ai i ka shpallur luftë de facto Turqisë sepse aleanca e tij ushtarake me Izraelin, me asetet që ka investuar turku në Shqipëri, përveçse përbën tradhti, ka shkatërruar dhe ekosistemet ushtarake të rajonit. Dhe në këtë kuptim, duke dhënë dhe të gjitha bazat për t’i bërë resorte turistike, mund t’i vijë e keqja edhe nga shërbimet e huaja. Nga çdo anë mund t’i vijë. Mund t’i vijë dhe nga një Avni Rustem shqiptar, mos u habit për këtë gjë.

Mund t’i vijë nga çdo anë dhe nga të vetët. Mund ta heqin qafë edhe të vetët për shkak se po i merr në qafë të gjithë. Në këtë situatë të gjithë njerëzit po kuptojnë një gjë: ky është bërë një barrë për të gjithë. Është bërë barrë edhe për pazaret e veta, është bërë barrë edhe për menaxherët e punëve të veta, është bërë barrë edhe për të tjerët. Pra është një barrë që është në dekadencë sepse kostoja që ka krijuar ndërkombëtarisht, edhe Amerikës, por në këtë rast po ia krijon Izraelit (të cilit i dha gjithë Shqipërinë në dorë), është që në Shqipëri për herë të parë ka lindur një armiqësi që s’ka ekzistuar kurrë me Izraelin. Sepse kanë kuptuar që ligjet që po bën Rama, që çdo tokë bujqësore shqiptare do të jetë në duart ekskluzive vetëm të izraelitëve dhe të asnjëkujt tjetër (asnjë shqiptari, asnjë anglezi, asnjë italiani), me ligjin e ri të shitjes së tokave është shkruar vetëm për ta blerë izraelitët.

Related article  E bujshme! Deklarate e papritur e ish deputetit te PD per doreheqjen e Rames

Për shkak se struktura e blerjes së tokës përcaktohet që asnjë investitor i huaj nuk mund të blejë më pak se 2 hektarë. Ky ka bërë një strukturë shitjeje toke poshtë 2 hektarëve. Të vetmit që blejnë poshtë 2 hektarëve janë izraelitët se blejnë si familje, pasi ekonomia e tyre bujqësore përcaktohet nga kooperativat. Pra bëhen 100 familje bashkë, nga 10 anëtarë, të cilat blejnë nga një ngastër toke dhe ndërtohet ferma që nuk e bën dot asnjë investitor tjetër përveç izraelitëve. Dhe ky tani të gjitha tokat bujqësore do t’ia detyrojë banorëve të fshatit t’ia shesin vetëm atyre, se s’mund t’i mbajnë me barrën e re fiskale dhe me ligjin e ri të kadastrës fiskale.

Skenari i dytë i Ramës është që të shpallë zgjedhje të parakohshme, që do të refuzohet me masë dhe me dhunë, sepse askush nuk i do zgjedhjet e parakohshme pasi patronazhistët, KQZ-në dhe komisionerët i kanë Berisha me Ramën. Dhe kjo do të ishte përplasje fizike, do të ishte dhunë, do të shpërthente një revoltë e madhe në Shqipëri. Këtë e do edhe Agron Shehaj, Adriatik Lapaj, këtë e do edhe Arlind Qori, këtë e do edhe Sali Berisha, e do edhe Edi Rama. Pse? Sepse këta duan të vjedhin pakënaqësinë popullore nëpërmjet votave të tyre dhe nëpërmjet sistemit ta mbajnë, por nuk ia kanë dalë. Qartazi, skenari i tretë është ajo që kërkohet: qeveri teknike njëvjeçare që bën reformat bazë. Po kush e vendos këtë?Janë dy aktorë. Është opozita dhe pozita. Është edhe një aktor i tretë që ka përcaktuar fatin e kësaj historie: është protesta.

Dhe kjo protestë do të jetë e socializuar shumë shpejt edhe me, si të thuash, përfaqësi publike. Është e sigurt që do të dalë shumë shpejt. Dhe përfaqësia duhet të jetë jo e bazuar te një individ, te një që ka mikrofon, se ata janë menaxherë pune. Do të jetë përfaqësimi i opinionit publik që do të ketë njerëz të pakënaqur që janë majtas e djathtas, me një formim të caktuar, të cilët duhet të jenë pala që do të jetë përballë Presidentit. Pra ti nuk mund ta vendosësh këtë siç do ti, sepse tashmë ekziston një forcë shumë e madhe. Cila është forca shumë e madhe?

Related article  Trump set to make millions by renaming Florida airport after himself

Çdo polic dhe çdo gardist aty i ka fëmijët në rrugë. Rama vërtet mund të mendojë që ka komandantë e ushtarë, por ka rënë ky sistem pak nga pak. Çdo ditë që kalon Rama është më i dobët se kurrë për të dhënë urdhra për të shtypur popullin. Populli përherë po vret frikën, ju e keni vënë re. Ndërkohë që po mësojnë se nuk kanë më të ardhme në Shqipëri. Pra është kthyer në jeta a vdekje. Një qytetar shqiptar kupton se po ndenji Rama edhe këtë herë, ata nuk kanë më perspektivë në Shqipëri.

-Pyetja është, Sorosi ku është në gjithë këtë lojë?

Sorosi e ka themeluar këtë histori. Sorosi është familja e cila është pjesë e historisë së Rothschild-ëve që është krijuar në vitin 1967. Paratë e investimit, pra ai milionshi i parë, është dhënë nga Rothschild-ët. Sorosi ka krijuar “Quantum Fund” në ishullin Curaçao, në Antilet Holandeze, zonë pa taksa, ku e kishte të përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me qytetarët amerikanë që të mos kontrollohej nga Amerika për pastrimin e parave të kokainës në Amerikën Latine. Kur i bëri miliardin e parë u angazhua me CIA-n në Evropën Lindore dhe kështu themeloi perandorinë e madhe.

Në qoftë se familja Rothschild themeloi Izraelin, familja e Sorosit po themelon “Izraelin e ri” të shoqërisë së hapur në Ballkan, që është Shqipëria. Dhe në këtë lloj formati, të gjitha gjërat që unë kam lexuar, kam parë e kam kërkuar, më ka dalë që arsyeja pse u shpopullua Shqipëria me 1 milion të ikur brenda 13 vjetëve është një tru “çufoje” që quhet Ricardo Hausmann. Është nënshkruar një kontratë, profesori i “Honoris Causa” para një muaji, që është personi që bëri turin se si do të shpopullohet Shqipëria dhe si do të ripopullohet.

Unë kam video-dokumente që përcaktojnë se si është bërë agjenda e të gjithë shpopullimit të Shqipërisë nga ky person, dhe këtë ia përllogarit Sorosit. Po ky person përcaktoi agjendën e ripopullimit të Shqipërisë me skllevër nga India, Filipinet, Amerika Latine, Ukraina. Dhe tani po bëhet një marrëveshje e re prapë për një zonë indoneziane që janë popuj “friendly” me izraelitët. Pra edhe imigracioni nuk është spontan.

Published inNEWS